Pa Arsim s’ka Kosovë dhe pa Kosovë s’ka Arsim. Arsimi është jeta e të gjithë ditëve tona. Përpiqem të kuptoj sesi do të ua shpjegoj grevën nxënēsve të mi 8 vjeçar: Ilirit, Teutës, Dardanit, në emrat e të cilëve, rrjedh kujtesa historike e Atdheut tim.
“Përpiqem të kuptoj se si do të ua shpjegoj nxënēsve të mi 8 vjeçar: Ilirit, Teutës, Dardanit….në emrat e të cilëve, krejt shqip, rrjedh lumë kujtesa historike e popullit dhe e Atdheut tim”
18.1.2018
Ditët e kësaj jave kaluan, jo ashtu si i kisha planifikuar. Kisha bërë planin si do të takohesha me nxënësit e mi, të dëgjoja zërin e zhurmën e tyre, duke folur e buzëqeshur për takimin e sërishëm në shkollë. Ka shumë vite që punoj mësuese. Vitet e pas luftës më mësuan diçka te re në arsimin kosovar që nuk e prisja: “Greva”.
Grevën e kisha përjetuar edhe më parë, në vitet para luftës: grevat e minatorëve, grevat e punëtorëve, grevat e studentëve, grevat e gazetarëve, e protesta për të shprehur pakënaqësi ndaj diskriminimit të egër që i bëhej popullit tim, por edhe punën madhore dhe sakrificën e mësimdhënësve për ta përmbysur robërinë serbe nga shkollat tona. Dënimet, persekutimet, burgosjet, lufta, masakrat…e të gjitha këto na sollën përjetime të frikshme, trishtuese, dhe të dhimbshme. E fituam lirinë, pavarësinë e Kosovës, atdheut të dashur.
Si shumica e shqiptarëve të dëbuar nga Kosova isha edhe unë, bashkë me familjen time. Liria e Kosovës na gëzoi pa masë edhe pse kishim shumë plagë dhe vuajtje nga lufta. Një fillim i ri në formimin e shtetit. Zhvillimin e tij e mendoja një lulëzim të hovshëm ekonomik, arsimor e shëndetësor. Çdo herë kur nisesha për në punë përjetoja gëzim e dashuri. Grevat po përsëriten në arsim, po shkaku i kësaj gjendjeje të rëndë ku dhe kush është……..?
Pasojat janë të mëdha dhe të pazëvendsueshme për fëmijët shkollarë. Greva, ah greva! Kujt i ra ndërmend për këtë fenomen në Kosovën e lirë. Ç’faj kanë fëmijët që shumica e kanë të panjohur këtë term? A s’kemi mënyra tjera në realizimin e kërkesave? Përpiqem të kuptoj se si do të ua shpjegoj nxënēsve të mi 8 vjeçar: Ilirit, Teutës, Dardanit….në emrat e të cilëve, krejt shqip, rrjedh lumë kujtesa historike e popullit dhe e Atdheut tim.
A thua do ta kuptojnë drejtuesit e Kosovës sime se pa Arsim s’ka Kosovë dhe pa Kosovë s’ka Arsim. Arsimi është jeta e të gjitha ditëve tona. Është shpirti i shtetit tim të ri. A thua do të mund të arsyetoj te nxënëst e mi mungesën time në klasë, se numrat prej 1-12 nuk janë renditur mirë?! Ndoshta kur të rriten do ta kuptojnë.
Më falni nxënësit e mi të dashur!
Nexhmije Osmani, Kosovë
743978 8590Sweet web website , super layout, real clean and utilize pleasant. 273220
309948 430520I truly appreciated this gorgeous blog. Make confident you maintain up the excellent work. Finest Regards . 403283
732883 56975Your weblog is among the better blogs Ive came across in months. Thank you for your posts and all of the finest along with your work and blog. Seeking forward to reading new entries! 998414