Mbi librin “Shqipja qysh u është dukur? Sa e ëmbël, sa e bukur!”

Çfarë kanë thënë dhe çfarë kanë kënduar për gjuhën tonë.

Prej shekujsh studiuesit kanë shtruar pyetjen e madhe: “kur është shkruar gjuha shqipe?” dhe janë përpjekur t’i japin asaj përgjigje, duke kërkuar dokumentim dhe duke shkuar kështu thellë e më thellë te rrënjët e kulturës së shkruar shqiptare. Megjithatë ka mbetur pa u shtruar një pyetje tjetër e qenësishme: “përse do të shkruhej shqipja?” pa një shtysë të fuqishme nuk mund të ndodhte ky akt, që është zanafilla e një jete të dytë, historike e pavdekësisë së një populli.

Arkeologjia ka zbuluar kultura të lashta mijëravjeçare, por atje nuk ka pasur shkrim, nuk mund të thuhet me siguri se cilit popull i përkasin ato. Me shkrimin jo vetëm ndahet historia nga prehistoria e një populli, por edhe kjo histori bëhet e pashlyeshme. Përderisa sa pyetja “përse?” nuk është shtruar, as nuk kemi përpjekje të gjera e të hershme për t’i gjetur asaj përgjigje, ashtu si për pyetjen ‘Kur?”. Prandaj me aq sa është e mundur në këtë hap të parë, do të prek dy anë kryesore të pyetjes Përse?- shkruan profesor Xhevat Lloshi në librin e tij studimor, “Shqipja qysh u është dukur? Sa e ëmbël, sa e bukur!”

Ky studim ndahet në dy pjesë: ‘Shqiptarët për shqipen’ dhe ‘Të huajt për shqipen’. Ky libër me përmbajtjen e tij është një dëshmi e ngulmët kundër atyre që shprehen se shqipja është e varfër, e papunuar, me shumë fjalë të huaja, e panormuar, e vështirë për disa, e kështu me radhë.

Shqipja është një gjuhë si gjithë të tjerat dhe ne e duam atë ashtu si e do çdo popull gjuhën e vet- shkruan profesor Xhevat Lloshi. “mendoj se duke e thënë qartë që shqipja jonë është e një radhe si gjuhët e tjera evropiane, i kemi dhënë asaj vlerësimin më të shëndoshë, më të qëndrueshëm, më të merituar. Kështu ajo bën pjesë jo vetëm në mjetet e komunikimit ndërkombëtar, e pranuar sipas parimeve të Bashkimit Evropian, por edhe në visarin letrar botëror.”

Blini online librin duke klikuar në www.librarialbas.al

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Rreth serisë “Libri i madh”

Next Article

Katica Qulavkova në shqip me botimet Albas

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427