Letra e një mësuesi të huaj për prindin e nxënësit të tij, ja se me kë e krahason punën e vet

Ju ftojmë të lexoni letrën që një mësues ia dërgon prindit të nxënësit të tij. Punën e tij, pa ndihmën e prindërve ai e barazon me sakrificën e përjetshme të Sizifit, një punë e mundimshme, por pa rezultat.

I dashur prind,

Unë jam mësues. Unë krijoj një vend të sigurt dhe stimulues në mënyrë që fëmijët tuaj të mësojnë. Ky ambient inkurajon fëmijët tuaj në procesin e të nxënit. Unë e mësoj atë si të mëndojë në mënyrë logjike dhe kreative. Unë bëhem inspiruesi dhe mbi të gjitha zhvilloj intelektin e tyre. 

Unë njoh virtytet dhe disavantazhet e secilit. Aftësia ime është të kthej në forcë dobësitë e tyre dhe të ndërtoj tabane të forta për ta. I mësoj ata të ndërtojnë marrëdhënie besimi dhe respekti me njëri-tjetrin. Madje-madje, jam aty për t’i mësuar edhe si kenë marrëdhie produktive me ju-prindërit e tyre. 

Pra, unë i jap fëmijës suaj, një eksperiencë të madhe në edukim. Fëmija, kur del nga klasa ime, del me një sasi të konsiderueshme njohurish, të cilat do t’i shërbejnë në të ardhmen. 

Por, une nuk ia dal dot i vetëm… 

Unë nuk jam prind. Unë nuk mund të garantoj që fëmija do të vijë në kohë në klasë. Nuk garantoj dot pjesmarrjen e tij, nuk justifikoj dot mungesat e tij. Nuk mund të vij dhe të “imponoj” edukimin në shtëpinë tuaj. Unë nuk i fal dot atij një shtëpi të mbushur me libra. Unë nuk e pakësoj dot sasinë e kohës që ai kalon në telefon apo në rrjete sociale. Unë nuk ia tipos dot në kokë rëndësinë që kanë vlerat nëse ju nuk e bëni. Unë nuk ju detyroj dot ju të vini në takimet me prindër. Nuk ju detyroj dot të bashkëpunoni me mua, në mënyrë që të zhvillojmë së bashku potencialet e fëmijës suaj. Unë nuk e bind dot fëmijën se ti dhe unë jemi një skuadër që punon vetëm në të mirë të interesave të tij. 

Ndershmërisht, pa bashkëpunimin tuaj, puna ime bëhet “Sizifiane”. Ju lutem merrni në konsideratë dhe vlerësoni rolin tuaj, sepse ju luani një rol kyç në rezultatet e fëmijës suaj. 

Sinqerisht, mësuesi i fëmijës suaj. 

P. Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Modul për trajnimin e prindërve, çfarë duhet t’u ofrohet atyre nga mësuesit?

Next Article

Ju prezantojmë me 7- vjeçarin që reciton pa u ndalur 2800 vargje të At Gjergj Fishtës

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427