Ai është djali 7-vjeçar shqiptar me kujtesën më të fortë që mund të kemi parë apo dëgjuar ndonjëherë. Nikollë Niko Prendi, mund të recitojë pa u ndalur plotë 2800 vargje të At Gjergj Fishtës. Video e vogëlushit nga Lezha ka pushtuar rrjetet sociale.
Nikollë Niko Prendi, djali 7-vjeçar nga fshati Balldre i Lezhës, ka marrë tashmë vëmendjen e merituar. Ai mund të recitojë pa u ndalur plotë 2800 vargje të At Gjergj Fishtës. Video ku ai shihet të recitojë, ka pushtuar rrjetet sociale. Vogëlushi është i pasionuar pas kryeveprës “Lahuta e Malcisë” dhe idhulli i tij është autori i saj, At Gjergj Fishta. Me të drejtë e quajnë Fishta i vogël! Për më tepër ne ju ftojmë të ndiqni në video, një reportazh që është përgatitur për talentin e vogël, Niko.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.