Lënda e re e kodimit dhe alfabeti digjital për klasat e para, flasin mësuesit dhe prindërit

Referuar një teme dite që ne kemi publikuar në Portalin Shkollor Albas, mësuesit dhe prindërit janë pyetur mbi përfshirjen e lëndës së kodimit në klasat e para të 100 shkollave pilote në Tiranë. Përgjigjet e tyre vijnë të përmbledhura në këtë artikull.

Referuar një teme dite që ne kemi publikuar në Portalin Shkollor Albas, mësuesit dhe prindërit janë pyetur mbi përfshirjen e lëndës së kodimit në klasat e para të 100 shkollave pilote në Tiranë. A e dini ju se çfarë është lënda e kodimit? A jeni njohur tanimë nëpërmjet trajnimeve për këtë kurrikul të re? Si prind si e vlerësoni këtë nismë?

Sa hapësirë ka për infrastrukturë teknologjike në arsimin tonë?

Vendi ynë renditet në shtetet e botës së dytë bazuar nga përparimi i kushteve politike dhe ekonomike. Pavarësish se problemet rëndojnë në shumë aspekte të jetës, zhvillimi teknologjik has taban të ngushtë, veçanërisht në fushën e edukimit. Hallka më bazike duhet të jenë priroritet i politikave arsimore. Mësuesit dhe prindërit listojnë çdo ditë probleme më kryesore krahasuar me nevojat digjitale. Përpjekjet e përfshirjes së teknologjisë në arsim janë kaotike, pasi:

  • Mungojnë laboratorët teknologjikë, kompjuterët, laptopët dhe çdo mjet i kërkuar teknologjik. 
  • Mungojnë mësuesit e trajnuar për projektet e propozuara të informatikës.
  • Prindërit ankohen për ngarkesë të papërballueshme të fëmijëve.
  • Mësuesit bashkohen me shqetësimin e prindërve, duke kërkuar kurrikula që shkaktojnë lehtësi dhe jo platforma më të ndërlikuara. 

Çfarë duhet të dimë mbi Mikrobit?

Mikrobit është kompjuter me përmasat e xhepit, me dy butona, dhe i krijuar për nxënësit e shkollave fillore. Pajisja e vogël e mikrobit është e ngjashme me videolojërat e përdoruara nga fëmijët. Ndryshimi është se lojërat kanë karakter edukuese dhe janë në shërbim të arsimit. Në vitet 2017-2018, fondacioni për arsimin mikrobit BBC zbatoi projekti pilot “Shkollat e Shekullit 21” në 135 shkolla me 26000 nxënës në Ballkanin Perëndimor. Nga rezultat pozitive të nxënësve dhe mësuese, ky projekt u zhvillua gjerësish edhe në vitet në vijim. Mikrobit sot që flasim është pjesë e kurrikulave arsimore, në shtetet si: Mbretëria e Bashkuara, Finlanda, Islanda, Singapori, Sri Lanka, dhe së fundmi në Ballkanin Perëndimor. 

Çfarë parashikohen brenda një lënde kodimi? 

Në Programin e Shkollave të Shekullit 21 (www.britishcouncil.al) jepen udhëzime në përmirësimin e praktikës në klasa, duke përfshirë kurrikula bashkëkohore. Programi me vlerë prej dhjetë milion paund do të vazhdojë trashëgiminë e internetit, duke u mësuar mbi 1 milion nxënës të moshës 10-15 vjeç si të kodojnë duke përdorur sistemin kompjuterik të Mikrobit. Gjithashtu, të zhvillojnë aftësitë e mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve. Zhvillimi i aftësive të shekullit 21 do të ndihmojë në krijimin e gjeneratës së re të sipërmarrësve në teknologji dhe në krijimin e shumë vendeve të reja të punës. Përmes programit, shkollat pjesëmarrëse fitojnë qasje në:

  • Pajisjen e mikrobitit për klasat përkatëse.
  • Burimet e nevojshme për krijimin e klubit të kodimit.
  • Shpërblime për shkollat të cilat ftohen në gara rajonale dhe kombëtare.
  • Trajnim dhe mbështetje të mësuesve dhe stafit mësimor.

Aspektet pozitive të lëndës së programimit:

  1. Klubet e kodimit i ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë aftësi të mira në shkrimin digjital dhe zgjidhjen e problemeve. 
  2. Në klubet e kodimit, nxënësit tregojnë aftësi të mira krijuese dhe imagjinative. 
  3. 83 % e nxënësve e kanë përmirësuar aftësitë e tyre programuese.  

Komentet negative mbi lëndën e programimit: 

  • Nisur nga dështimet e projekteve pilot në të shkuarën, edhe lënda e kodimit mirëpritet me skepticizëm të shtuar nga prindër dhe mësues.
  • Fëmijët e klasave të para kanë ngarkesa të theksuara nga kurrikulat. Shtimi i programimit duhet të bëhet kur të arrihet efikasitet në lehtësimin e orëve të nxënësve. 
  • Të shumtë janë prindërit që propozojnë financimin e nevojave bazike para se të mbërrijmë tek mësimi i alfabetit digjital. 

Disa nga komentet e prindërve dhe mësuesve në Portalin Shkollor janë:

“Në vend të punojnë që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të mbulohen, mjaftohen me disa shkolla Pilote.” – E.P

“Jam ish mësues biologjie kimie. Djali im në vit të dytë gjimnaz në mes të Tiranës nuk ka parë ndonjëherë se si është laboratori i kimisë e biologjisë.” – I.V

“Në klasë të parë është shumë herët, sepse përpara Kodimit ka shumë gjëra të tjera për të mësuar.” – L.Ç.B

“Kodimi është t’i mbyllësh fëmijët në guaskën kërmillore të internetit…. Uroj që këto eksperimente të studiohen në çdo pikëpamje: psiko-pedagogjike, infrastrukturore, etj.”-  V.U

“Kodimi do ti ndihmojë të zhvillojnë fantazinë e të vënë trurin në punë për të realizuar zgjidhje. Po pyetja është, a ka shkolla në Shqipëri me internet të shpejtë dhe laptop për çdo fëmijë, gjë që dyshoj….!” – G.B.M 

“Ku e kanë bazuar këtë studim? Pse me nxënësit e klasave të para apo sa më shumë ti ngarkoni aq më pak do bëjnë ata, dhe më lehtë për ti manipuluar pastaj.” – E.B

“Në vend të kodimit, do preferoja Gjuhën e Shenjave… sa më pak libra pune e sa më shumë mjete ndihmëse në veprimtaritë praktike të nxënësve…” M.RR.D

Xhoana Jaku

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Festat janë kohë gëzimi dhe jo gjumi, janë mundësi që na bëjnë të identifikohemi dhe të zhvillohemi

Next Article

Provimi i licencës, lista e kandidatëve Gjeografi

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427