Mirënjohja dhe falenderimi për nxënësit më të mirë dhe kurajozë, ja pse duhet të kthehet në praktikën e punës suaj

Motivimi, inkurajimi, pozitiviteti dhe mbi të gjitha falenderimi janë fjalët kyçe që duhet të shoqërojë çdo mësues në punën e tij. Ju ftojmë të ndiqni videon dhe pse jo ta ktheni atë në praktikë të punës suaj.

Ne të rriturit nuk i falenderojmë mjaftueshëm fëmijët për gjërat e mira që ata bëjnë. Kjo është një mënyrë perfekte për t’i bërë nxënësit tuaj të ndihen specialë dhe të admiruar. 

Drejtori i shkollës u kërkon çdo mësuesi të përzgjedhë një nxënës, që sipas këtij të fundit ka pasur një sjellje dhe ecuri shumë të mirë në mësime. Kjo për t’i ndihmuar ata të rrisin vetëvlerësimin dhe të kuptojnë se sa shumë kanë bërë hapa përpara. Motivimi, inkurajimi, pozitiviteti dhe mbi të gjitha falenderimi janë fjalët kyçe që duhet të shoqërojë çdo mësues në punën e tij. Ju ftojmë të ndiqni videon dhe pse jo ta ktheni atë në praktikë të punës suaj.  

Këta fëmijë të fillores nuk kanë asnjë ide përse drejtori papritur i ka ftuar në zyrën e tij. Fjalët që mësuesit zgjodhën për ta: 

– Ti më inspiron çdo ditë. Të kam parë vitet e fundit, ku nga një fëmijë që haste vështirësi në shkollë u bërë një prej më të mirëve, një lider. Shkëlqimi në sytë e tu dhe buzëqeshja që të shoqëron çdo ditë më bën mua të ndihem me fat që jam mësuesi jot. Nuk je aspak në telashe. Je një fëmijë i mrekullueshëm. 

– Të zgjodha ty, James, sepse je një nga ato fëmkijët në klasë që motivon çdo ditë të vij në punë. Je një nga ato persona, që kur jam duke lëvizur në klasë dhe mendoj se dy nxënës nuk mund të ulen bashkë, gjithnjë shikoj tek ti, të mendoj gjithmonë ty si një opsion, sepse Jamesit mund t’i besoj. 

– Je një arsye e shkëlqyer për t’u zgjuar dhe për të ardhur në punë çdo ditë. Sepse ti je kaq e uritur për të mësuar gjëra të reja. Ke gjithnjë atë buzëqeshje në fytyrë. 

– Dua thjesht të falenderoj që je një nxënëse e shkëlqyer, që punon fort dhe më motivon mua për të qenë një mësuese e mirë. Ti dëshiron kaq shumë të mësosh. Çdo herë që shpjegoj diçka, më duket sikur ti do edhe më shumë. 

– Ti më inspiron, sepse ke kaluar kaq shumë gjëra në jetën tënde dhe sa herë që të shikoj tek ndihmon dikë në klasë, duket se e bën me gjithë zemër. Ti i bëhesh krah të tjerëve dhe kjo është diçka e mrekullueshme. 

– Parker, buzëqeshja jote dhe sjellja pozitive më bëjnë çdo ditë të buzëqesh. Nuk ka rëndësi nëse po kalojmë një ditë të mirë apo të keqe, ti gjithnjë do të shohësh të bukurën te çdo gjë. Dhe buzëqeshja jote tregon që ty të intereson kjo. Kështuqë, faleminderit!

– Je ajo nxënësja që më bën mua ta pëlqej profesionin. E dije këtë gjë? Ti je fëmija që më bën të vij çdo ditë me shumë qejf në punë. Ke kaluar vështirësi në jetën tëndë të vockël, apo jo? Të kanë ndodhur edhe gjëra të këqija. Por, a e di çfarë është diçka e mrekullueshme për ty? Ti pavarësisht të gjithave, vjen në shkollë çdo ditë dhe përpiqesh shumë. Dhe je e lumtur për këtë. Kjo është arsyeja pse të zgjedh ty. Sepse ti e bënë botën një vend më të mirë. Me gjithçka ke kaluar dhe me mënyrën si i tejkalon gjërat je e përkryer. 

– Nga dita e parë që të kam parë, kur erdhe në klasë të parë ti po hasje vështirësi dhe kur zbulove zërin tënd të vërtetë këtë vit, ti more rolin e drejtuesit në klasë. E kujton? Dhe ndiheshe krenar. Ti e gjete zërin tënd dhe kjo është emocionuese. Dua të të falenderoj për gëzimin që sjell. 

– Amelia! Mund të ulesh këtu. Detyra ime ishte të zgjidhja një nxënës që më frymëzon. Dhe unë të zgjodha ty, sepse ti sjell vetëm gëzim në klasë. Je gjithnjë e lumtur, pozitive, lufton për më të mirën. 

– Çdo ditë që vjen në shkollë je gati për të mësuar gjëra të reja. Je i lumtur dhe i dashuruar pas dijes çdo ditë. Ke gjithnjë një buzëqeshje në fytyrë. 

– Nuk është puna se ti më frymëzon vetëm mua, por ti frymëzon gjithë klasën. 

A ndihesh i çuditur?

Mos u ndjej, të gjithë të shikojnë sepse ti je gjithnjë duke bërë detyrën tënde. Je i pari që ndihmon këdo. Je një fëmijë shumë i mirë. Më inspiron të bëj punën që bëj. 

Klikoni këtu për të parë videon

Përktheu: Parajsa Shtini

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Hapa konkret për t’i thënë JO bullizmit në shkollë, Kejvi Mici flet për projektin ku të gjithë janë të ftuar

Next Article

Mësuesja Klevi Pove: Arti i pajis fëmijët me lente të reja për ta parë botën në versionin më të bukur

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427