Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Kualifikimi i mësuesve/ Dokumentet dorëzohen deri më 27 shkurt, provimi do të zhvillohet më 29 prill

Provimi më shkrim për mësuesit e kategorisë II dhe III të kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023 do të zhvillohet më datën 29 prill nga ora 10 deri në orën 12 e 30 në Tiranë, në mjedise të planifikuara nga ASCAP. Më poshtë njihuni me udhëzuesin.

Mësuesit që kërkojnë të kualifikohen, duhet të plotësojnë kërkesën për të marrë pjesë në procedurat e kualifikimit dhe e dorëzon atë në ZVAP së bashku me portofolin profesional sipas profilit përkatës, brenda datës 27 shkurt 2023.  

Lista e mësuesve që do të marrin pjesë duhet të bëhet e ditur atyre deri më datë 17 mars 2023, në mënyrë që secili mësues të kontrollojë të dhënat dhe vlerësimet e portofolit të tij. 

Ndërsa provimi më shkrim për mësuesit e kategorisë II dhe III të kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023 do të zhvillohet më datën 29 prill nga ora 10 deri në orën 12 e 30 në Tiranë, në mjedise të planifikuara nga ASCAP. 

Ndërkaq, ata mësues të cilët do të kualifikohen për 20-vjeçarin ose marrjen e titullit “Mësues Mjeshtër”,  ndryshe nga më parë këtë vit duhet të japin një orë mësimi të hapur në prezencën e përfaqësuesve nga rrjeti profesional, drejtuesit e shkollës, ekipi lëndor,këshilli i prindërve.

ZVA në bashkëpunim me drejtuesit e rrjeteve profesionale harton kalendarin e zhvillimit të orëve mësimore të hapura për mësuesit e kategorisë së parë të kualifikimit të mësuesve në sistemin arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023 në periudhën 3 prill-28 prill 2023 dhe e miraton atë për të gjithë kandidatët”, thuhet në njoftimin zyrtar të MAS që iu është shpërndarë ZVA-ve për organizimin dhe procedurat e provimit të kualifikimit. 

UDHËZIMI PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E KUALIFIKIMIT TË MËSUESVE 


Kaltra Tafani

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ideohet ABC-ja me përdorimin e 20 mijë tapave, në simbol të mbrojtjes së lumit Ishëm nga plastika

Next Article

Poezi nga mësuesi Gezim Dalliu

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481