Këshilla për të shkarkuar foto që mund t’i përdorim me leje, sugjeruar nga mësuesi Gjergji Kokushta.
Shpesh kur krijojmë prezantime na nevojiten foto, dhe si të gjithë, marrim foto nga interneti (Google > Images). Por kjo mënyrë shkel të drejtën e autorit mbi fotot që gjejmë.
A duhet t’i përdorim këto foto që i gjejmë në internet?
Përgjigjia e shkurtër është JO!
Faqet e internetit përmbajnë foto të ndryshme. Përmbajtja e faqeve duke përfshirë dhe fotot e vendosura aty janë pronë e zotëruesit të faqeve të internetit. Prandaj, çdo foto e marrë nga faqet ueb pa leje do të quhej vjedhje.
Sot interneti na ofron faqe të ndryshme ku ne mund të shkarkojmë foto të cilat mund t’i përdorim. Pra, qëllimi i këtyre faqeve është të ofrojnë foto, imazhe për përdorim sipas një leje apo licence. Shumë prej tyre janë me pagesë. Pra, kundrejt një pagese na jepet e drejta të shkarkojmë një ose disa foto dhe t’i përdorim ato si të dëshirojmë.
Ka shumë faqe interneti të cilat i ofrojnë fotot e tyre pa pagesë, por duhet nderuar puna e krijuesit.
Disa nga ato janë:
Foto pa pagesë
Në qoftë se ju duhen ikona, mund t’i merrni ato te:
Kur nuk gjej foton që dua, e kërkoj te faqet me pagesë:
Foto me pagesë
https://www.shutterstock.com/photos
Nga ana tjetër, nëse fotografia është një hobi për ju, mund t’i shfrytëzoni këto faqe për të shitur fotografitë tuaja.
Gjergji Kokushta (mesuesi.tech)
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.