Aktivitete te përshtatshme për çdo mësues/e të gjuhës angleze

Lojërat ndihmojnë në krijimin e një atmosfere më mikpritëse. Për shkak se lojërat janë shumë argëtuese dhe motivuese, ato u japin nxënësve, sidomos atyre më të ndrojtur, më shumë kurajo për t’u shprehur para të tjerëve.

1. Nxënësi i fundit 

Kjo është një lojë e cila u jep nxënësve mundësi për të mësuar nga bashkëmoshatarët. Kërkojuni nxënësve të formojnë një rreth dhe të qëndrojnë në qendër me një top. Gjithçka që duhet ju si mësimdhënës/e të bëni është të emërtoni një kategori (ushqim, vende, hobi, etj.) dhe t’ia kaloni topin një nxënësi. Lërini t’ia hedhin një nxënësi/eje tjetër ndërsa emërtojnë një fjalë që lidhet me temën. Nëse ata/ato përsërisin një fjalë ose nuk mund të thonë më fjalë, ata/ato duhet të ulen. Nxënësi/ja i/e fundit në këmbë fiton lojën.

2. Dhjetë objekte

Mblidhni 10 apo më shumë objekte që gjenden në klasë dhe vendosini të gjitha në tavolinë. Lërini nxënësit t’i shohin për 1 minutë dhe më pas mbuloni gjithçka me një batanije ose një çarçaf. Kërkojuni nxënësve të shkruajnë sa më shumë sende që mbajnë në mend në një copë letër apo në dërrasën e zezë dhe lërini nxënësit t’i korrigjojnë vetë.

3. Akronime  

Së pari, duhet të shkruani një fjalë vertikalisht në tabelë. Çdo nxënës duhet të dalë me një fjalë që fillon me secilën shkronjë të fjalës vertikale.Ju mund të ndryshoni rregullin dhe të kërkoni që fjalët të lidhen me akronimin.

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

ALBAS vjen me 40 tituj të rinj librash në Panairin e 24-t të Librit, Tirana 2021

Next Article

Ku të kërkoj dhe të gjej foto falas që t’i përdor në punën time?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427