Ministria e Arsimit ka ndryshuar kushtet për rritjen e pagës së mësuesve nga vitit 2016-t e në vazhdim. Tashmë nuk do të bëhet indeksimi i pagave për rritja e tyre sipas disa kritereve të reja. Pagat e mësuesve do të rriten në bazë të vendit të punës, përvojës dhe venit ku ushtrojnë profesionin. “Ministria, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale, bën përcaktimin e kritereve të meritës për pagë dhe atë të peshës që kanë këto kritere në pagë, si për shembull: Vendi i punës, kualifikimi, përvoja e punës, përvoja profesionale, angazhimet e tjera jashtë mësimdhënies, puna mbi normë, largësia nga vendbanimi, trajnimet’, – thuhet në draftin e ri për strategjinë e arsimit parauniversitar. Gjithashtu pagat do të jenë edhe në bazë të niveleve arsimore.
Problemet
Sipas Ministrisë së Arsimit një shqetësim për mësuesit janë pagat e ulëta të mësuesve, ku përfshihet edhe kompensimi për punën e kryer. “Mbeten problemet me nivelin jo të përshtatshëm të pagave të mësuesve dhe me sistemin e gabuar dhe aspak motivues të kompensimit për punën e kryer. Përfshirja e pamjaftueshme e të gjithë mësuesve në programet e aftësimit, instrumentet e munguara për identifikimin dhe çmuarjen e nevojave për Zhvillimin Profesional, larmia dhe thellësia e programeve trajnuese janë dobësi të tjera që kërkojnë trajtim urgjent nga ekspertët, në kuadër të zbatimit të strategjisë”, – theksohet në dokumentin e MAS.
Strategjia e arsimit parauniversitar dhe e miratuar nga qeveria pritet që të përcaktojë pagat e reja duke filluar nga vitit 2017-t.
Gjithashtu MAS rendit si problematike edhe ligjin mënyrën e licensimit të mësuesve. “Edhe pse rregullimi ligjor i këtij profesioni është i relativisht i krahasueshëm me përvojat e vendeve të tjera, përvoja jonë e deritanishme tregon se ky element përballet me sfida të ndryshme, si pamundësia për t’i përfshirë të gjithë kandidatët në praktikën pedagogjike, dobësi në testimet për licencë, problemi i pagës së praktikantëve dhe mungesa e mentorëve profesionistë”, – janë disa nga problemet e gjetura në strategjinë e arsimit. Për mësuesit vlerësohet se pagat dhe procesi i trajnimeve duhet të ndryshohet.
Gjuhë-21.82% e kampionit nuk kuptuan idetë për të marrë pikë
Matematikë-27% e nxënësve nuk dinë të shkruajnë numratorët e dhënë me fjalë dhe anasjelltas
Klasa e V
Për 33.95% përpjekjet për të komunikuar një ide kanë qënë të pamjaftueshme
Rreth 50% nuk dinë të kryejnë veprime matematike
Diferencat / Pritet ulja e numrit të nxënësve në publik e privat
Si do ndryshojë numri i nxënësve në publik e privat
Numri i nxënësve dhe mësuesve në sistemin arsimor do të vijë duke u tkurrur. Sipas të dhënave që ka publikuar Ministria e Arsimit në strategjinë 2014-2020-t në arsimin bazë, por jo vetëm, numri i nxënësve pritet të vijë duke u ulur. Kështu nëse sot janë rreth 356 mijë nxënës, duke filluar nga viti 2017-t do të jenë 340 mijë nxënës që do të ndjekin arsimin e detyruar. Parashikimet e MAS përcaktojnë që ulja e numrit të nxënësve pritet të jetë më e madhe në vitet në vazhdim. Në vitin 2019 mendohet të jenë 330 mijë nxënës në arsimin e detyruar. Ndërsa për sa i përket numrit të nxënësve në shkollat e mesme, ai pritet të rritet. Aktualisht janë rreth 108 mijë nxënës, ndërsa në vitin 2017-t do të jenë 2 mijë më shumë.
Kjo shifër pritet të rritet edhe për vitin 2018-t dhe 2019-t. Numri i mësuesve në vitet e ardhshme pritet të ulet për arsimin bazë dhe të rritet për arsimin e mesëm. Kështu nga 23 mijë 269 mësues që janë sot, në vitin 2017-t pritet të largohen 169 mësues, pra do të jenë 23 169, ndërsa në vitin 2019-t do të jenë në total 23 mijë arsimtarë për arsimin e detyrueshëm. Për arsimin e mesëm numri i mësuesve do të rritet. Nga 5446 që janë sot, parashikohet që të hapen rreth 54 vende të reja, pra do të jenë 5500 mësues në vitin 2017-t. Nuk përcaktohet arsyeja e uljes së numrit të nxënësve apo mësuesve, por janë parashikime afatgjata të Ministrisë së Arsimit.
(Nga Ndricim Caka, Shqiptarja.com)
©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.