Mësuesja nga Gjilani, Arbana Emini, e shkollës fillore SHFMU “Thimi Mitko”, Gjilan, së bashku me nxënësit e saj, uroi kolegët dhe nxënësit nga Shqipëria, përmes disa kartolinave. Nisma e tyre u përcoll edhe në vende Europiane, si Austria dhe Franca.
Mësuesja nga Gjilani, Arbana Emini, e shkollës fillore SHFMU “Thimi Mitko”, Gjilan, së bashku me nxnësit e saj, uroi kolegët dhe nxënësit nga Shqipëria, përmes disa kartolinave. Ajo shkëmbeu kartolina me shkolla të Tiranës, Burrelit, Shkodrës, Vlorës, Fierit, Beratit, madje nisma e tyre u përcoll edhe në vende Europiane, si Austria dhe Franca.
Nëpër postime në facebook, duket qartë entuziazmi i shkollave, të cilët kanë marrë këto kartolina, përmes dedikimeve dhe fjalëve falenderuese. Shkëmbimet për mësuese Arbanën janë një mënyrë e mirë, për të shprehur mirënjohje ndaj gjithë arsimtarëve, të cilët, me shumë dashuri e ushtrojnë profesionin e tyre.
Edhe nxënësit ndjejnë se kanë një gjak. Ata e dijnë se kartolinat u kanë ardhë nga motrat dhe vëllezërit e tyre, të cilët janë bij të një kombi, e që flasin një gjuhë. Këto kartolina morën një vlerë të veçantë, jo vetëm sepse uruan festat e nëntorit, por edhe sepse shpirtërisht na u gjendën pranë në ditë të vështira.
Arsyeja përse zgjodhi Francën, mësuesja e shpjegon shumë qartë. Për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që Franca i ka dhënë Kosovës. Gjithashtu, Aleanca Franceze në Shqipëri, zgjodhi të reagonte përmes një postimi në rrjetin social facebook, duke falenderuar fëmijët.
P. Shtini
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.