“Estetika e romantizmit”– BOTIM i RI i Albas-it

Libri “Estetika e romantizmit” me autor P. D’Angelo është një sintezë e plotë e lindjes dhe e evoluimit të lëvizjes romantike në Europë, e shpjeguar përmes koncepteve estetike të saj. 

Në libër trajtohen në mënyrë të thelluar autorët më përfaqësues të kësaj lëvizjeje, duke nisur me vëllezërit Schlegel në Gjermani, për të vazhduar me përfaqësuesit kryesorë të romantizmit: Novalis, Wordsworth, Koleridge, Chateaubriand, Foscol, Manzoni dhe Leopardi. 

Një libër i tillë në gjuhën shqipe plotëson mungesën teorike të pasjes së një literature shkencore të mirëfilltë për estetikën e romantizmit. Kjo merr një rëndësi të veçantë, po të kemi parasysh se letërsia shqipe si art i fjalës zë fill pikërisht me romantizmin. 

Libri është përkthyer nga Prof. Eldon Gjikaj. Si material shkencor u shërben lexuesve të kualifikuar (studentë, mësues e pedagogë) për një studim të thelluar të letërsisë. Por, i shkruar me një gjuhë të thjeshtë, është një libër që mund të lexohet nga të gjithë. 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Panairi i 23-të i Librit, mes pandemisë dhe librit

Next Article

“Shpresa më e madhe” nga Ilse Aichinger, roman i rrëfimeve të pazakonta

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427