Shkolla “Halit Coka” është pjesë e projektit “Shkolla Qendër Komunitare”. Në ambientet e kësaj shkolle zhvillohen vazhdimisht aktivitete të ndryshme. Kjo nismë bashkon më shumë treshen që garanton sukses në procesin e të mësuarit mësues-nxënës-prindër.
Në kuadër të këtij projekti u zhvillua një aktivitet sensibilizues me klasat e gjashta, tema e së cilit ishte “Droga dhe alkooli, pasojat e tyre në shëndetin e individit”. Të ftuar në aktivitet ishin punonjës të Policisë së Shtetit, konkretisht nga Komisariati numër 5 në kryeqytet të cilët bashkëbiseduan me nxënësit.
Gjatë bashkëbisedimit u përcollën mesazhe sensibilizuese, edukuese dhe ndërgjegjësuese për nxënësit dhe familjet e tyre për rreziqet që vijnë nga droga dhe alkooli.
Nxënësit ndoqën me mjaft interes prezantimin e punonjësve të Policisë së Shtetit duke diskutuar dhe bërë pyetje për situata të ndryshme. Punonjësit e policisë iu përgjigjen të gjitha pyetjeve që ngritën nxënësit.
Veprimtaria u zhvillua nën moton: “Të punojmë së bashku për një qëllim të përbashkët”.







© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
530389 633556Hi. Cool write-up. Theres an issue together with your website in firefox, and you may want to check this The browser is the market chief and a very good section of individuals will pass more than your great writing because of this dilemma. 633295
121985 119636How significantly of an significant content, maintain on penning significant other 734553
833009 254758Intriguing post. Ill be sticking about to hear a lot more from you guys. Thanks! 455077
480162 823658I like this internet website because so considerably utile stuff on here : D. 48680