Kjo orë model në lëndën e gjuhës shqipe, klasa e tretë, është përgatitur nga mësuesja e ciklit të ulët Suada Vokshi. Dy temat janë planifikuar sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.
Janar 2018
Fusha: gjuhët dhe komunikimi
Lënda: gjuhë shqipe
Shkalla: II
Klasa: III
Mësuese: Suada Vokshi
Temat mësimore:
– këpuca prej argjendi (lexojmë)
– hyrje përrallash (shkruajmë)
Rezultatet e të nxënit:
– Krijon një tekst me fjalët e dhëna.
– Liston personazhet e përrallës duke treguar sjelljen e tyre.
– Tregon përmbajtjen duke u mbështetur në fjalitë e dhëna.
– Krijon një mbyllje tjetër për përrallën e dhënë.
– Liston shprehje të ndryshme që përdoren si hyrje përrallash.
– Plotëson paragrafin hyrës të përrallës me fjalët që mungojnë.
– Krijon një hyrje përralle duke u mbështetur në figurën e dhënë.
Situata e të nxënit:
Bisedë: Po të kishe një shkop magjik, çfarë do të bëje?
Këngë: Shkopi magjik
Fjalët kyçe: Këpucë prej argjendi, yll, xixëllimë, penj, hyrje përrallash.
Burimet materiale: Fletë të bardha, teksti i nxënësit, manjetofon, CD -kënga “Shkopi magjik”.
Metodologjia: Parashikim me terma paraprak, Lexim me ndalesa, Pesëvargësh, lexo- kupto-krijo.
Lidhja me fushat e tjera: Artet (muzikë), shoqëria dhe mjedisi.
Zhvillimi i orës mësimore:
Situata e të nxënit: Bisedë
Diskutojmë së bashku: Po të kishe një shkop magjik, çfarë do të bëje?
Dëgjojmë këngën: Shkopi magjik ….. më bëj më bëj një Zanë ….
Parashikim me terma
Kërkoj nga nxënësit që të krijojnë një përrallë me fjalët e dhëna (10 – 12 minuta)

Lexohen punimet e nxënësve. Shoqërohen krijimet me shprehje vlerësuese.
Lexim me ndalesa
Shkruaj në tabelë titullin e pjesës: Këpuca prej argjendi
Si mendoni ju, për çfarë do të bëjë fjalë teksti?
U lexoj nxënësve përrallën pjesë -pjesë dhe komentojmë çdo fragment.
Për çdo fragment u drejtoj nxënësve pyetje dhe ato japin përgjigje duke parashikuar se si do të vazhdojë përralla.
Lexim – ndalesa I Ishte një herë një nënë ………… më të voglit të fëmijëve.
Lexim – ndalesa II Për fat, fëmija i vogël………………………… të gjente diçka tjetër.
Lexim – ndalesa III Në mbrëmje ajo vendosi…………………………problem në këmbë?
Lexim – ndalesa IV Ylli i vogël u afrua ………………………. të parë mbi dhe?
Lexim – ndalesa V I shkreti yll ………………………. për vogëlushin.
Lexim – ndalesa VI Nuk mund të tregohet ……………… nga një yll.
Pyes nxënësit:
– A ju pëlqeu përralla?
– Si ndiheni kur lexoni hyrjen e përrallës?
– Po kur lexoni fundin e përrallës?
– A mendoni ndonjë mbyllje më të bukur ose ndryshe ?
Krijojmë një pesëvargësh për Yllin
YLLI
__________________ ____________________
____________________ __________________ __________________
_____________________________________________________________________
__________________________
Punë individuale
Nxënësit punojnë ushtrimin: Lexoj dhe kuptoj fq.109
Emërtoj nxënësit me numra 1-2… 1-2… 1-2…
U kërkoj të gjithë nxënësve me numrin 1 të gjejnë në tekst dhe të qarkojnë 10 emra në numrin shumës dhe nxënësve me numrin 2 të gjejnë dhe të qarkojnë 10 emra në numrin njëjës.
Nxënës të ndryshëm lexojnë emrat e qarkuar sipas ndarjes.
Lexo- kupto-krijo
Pyes nxënësit: Si filloi përralla jonë? Si mund të fillonte ndryshe?
Cilat janë shprehjet që përdoren për hyrje përrallash ?
Punojmë me tekstin fq.110.
Punohen ushtrimet 1 dhe 2 në libër
Detyrë shtëpie
Puno në fletore ushtrimin 3 fq.110. Shkruaj një hyrje përralle.
Vlerësimi i nxënësve
Vlerësohen nxënësit me fjalë dhe shprehje vlerësuese për:
– krijimin e një teksti me fjalët e dhëna.
– përshkrimin e personazheve të përrallës duke treguar sjelljen e tyre.
– përmbajtjen e treguar duke u mbështetur në fjalitë e dhëna.
– krijimin e një mbyllje tjetër për përrallën e dhënë.
– gjetjen e shprehjeve të ndryshme që përdoren si hyrje përrallash.
– plotësimin e paragrafit hyrës të përrallës me fjalët që mungojnë.
– krijimin e një hyrje përralle duke u mbështetur në figurën e dhënë.
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
407213 73922Excellent weblog here! Also your internet website loads up fast! What host are you making use of? Can I get your affiliate link to your host? I wish my site loaded up as swiftly as yours lol 300886