Disa udhëzime të ministrisë për arsimin parashkollor (grupi i parë)

Në kurrikul, përcaktohet se çfarë duhet të dinë dhe çfarë duhet të jenë në gjendje të bëjnë fëmijët e grupmoshës 3-4 vjeç, se cilat vlera e qëndrime duhen kultivuar, si duhen aftësuar ata për bashkëjetesë e tolerancë me njëri-tjetrin.

Kurrikula, është një sistem i integruar i elementeve me synime arsimore, që orientojnë dhe mundësojnë zbatimin në sistem të politikave arsimore dhe administrative, në përshtatje me realitetet shoqërore, historike, ekonomike e kulturore të një vendi. Kurrikula, është dokument i shkruar nga ekspertë dhe i konsultuar me grupe të ndryshme interesi që e zbatojnë kurrikulën në terrenin e së përditshmes në institucionet parashkollore. 

Ky dokument  i referohet teorive më të njohura të zhvillimit të fëmijës, të cilat janë të konfirmuara:

• përshkruan besimet e ekspertëve që hartojnë dokumente të këtij niveli; 

• përcakton procedurat që përmbushin përmbajtjen e dokumentit; 

• liston metodologjitë më të njohura që përmbushin kurrikulën; 

• përcakton fushat e të nxënit, kompetencat, instrumentet e vlerësimit, materialet dhe burimet që përdoren për të ndihmuar fëmijën të arrijë qëllimet e vendosura. 

Në kurrikul, përcaktohet se çfarë duhet të dinë dhe çfarë duhet të jenë në gjendje të bëjnë fëmijët e grupmoshës 3-4 vjeç, secilat vlera e qëndrime duhen kultivuar, si  duhen aftësuar ata për bashkëjetesë e tolerancë me njëri-tjetrin, por jo vetëm, si mund të japin ndihmesë në mënyrë aktive për mirëqenien shoqërore dhe vetjake.

Kurrikula, konfirmon nevojën që në moshën parashkollore, aftësitë e fëmijëve duhet t’i drejtohen të nxënit të pavarur, zgjidhjes së problemeve, si dhe zhvillimit të  mendimit kritik, përgjegjësive për veten e për të tjerët. Këto aftësi dhe të tjera lidhen sot me konceptin e kompetencave për të nxënit gjatë gjithë jetës, të cilat mundësojnë përgatitjen e individëve për pjesëmarrje cilësore dhe aktive në shoqëri. 

Paraqiti: Florinda Palaj

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Një ditë, një mësues shkroi në dërrasën e zezë...

Next Article

Gjërat që mund të bëni këtë verë përpara se të fillojë shkolla

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427