Parashkollori në festë, gati për klasën e parë

Në kopshtin numër 4 Lushnje, me shumë entuziazëm u përgatit nga mësueset Roza Haxhiu dhe Anila Koçi, festa e parashkollorit. Tashmë fëmijët të gatshëm për të nisur klasën e parë…

Kalimi i fëmijëve nga kopshti në klasë të parë është një gjendje e fuqishme. Fëmija ka brenda edhe gëzimin sepse rritet, është bërë për shkollë dhe ka dëgjuar nga më të mëdhenjtë për vlerat që ka shkolla. E shohin si një konfirmim të rritjes së tyre, por ndërkohë kanë ankthin, pasigurinë, dyshimin, nëse do ia dalin apo jo. 

Çuditërisht fëmijët e dinë që duhet të shkojnë 6 vjeç në shkollë. Ja kanë thënë ose jo, ata e dinë kur duhet të shkojnë, sepse janë shumë të vëmendshëm të dëgjojnë se çfarë flitet për shkollën, sidomos fëmijët që përgatiten, që shkojnë në parashkollor. Ndaj, edhe kjo festë, në kopshtin numër 4 Lushnje, shërben për t’i inkurajuar ata dhe për t’i përgatitur për klasën e parë. 

Gëzimi i kësaj dite nënkupton dëshirën për të kaluar nga një stad në tjetrin dhe për të përjetuar emocionet e përfundimit të parashkollorit dhe marrjen e një hapi tjetër, sicc është ai i të vazhduarit klasën e parë.

Nxënësit e vegjël u pasjisën me certifikatë dhe u përgëzuan për punën e mirë që kishin bërë. Nuk gëzuan e festuan vetëm ata, por edhe prindërit e edukatorët e tyre të cilët u ndjenë krenarë. Mësueset Roza Haxhiu dhe Anila Koçi, u përpoqën ta organizonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të detajuar, ndërsa prindërit përpiqeshin të memorizonin sa më shumë kujtime në fotografi, në mënyrë që të ruanin çdo copëz momenti, të cilit do i kthehen gjithnjë me nostalgji, për të kujtuar ditët ku morën dijet e para.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Imuniteti, inteligjenca e trupit

Next Article

Dedikim: Ju më motivuat të punoj pa u lodhur!

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427