Ceremonia e diplomimit në gjimnazin “Hasan Nahi”

“Jam me fat për mësuesit e palodhur të cilët punojnë natë ditë me nxënësit. Ata janë shpresëplotë se këta nxënës vlejnë më shumë se gjithçka dhe çdo përpjekje e bërë për ta është ndihma më e madhe për të ardhmen e kombit tonë…”

22 Maj 2016 do të mbahet mend si një nga ditët më të veçanta të Gjimnazit “Hasan Nahi”. Maturantët e parë të kësaj shkolle, familjarët e tyre, Drejtuesit e Fondacionit “Atmosfera”, Kryetari i komunës së Malishevës si dhe mësuesit e shkollës përjetuan një natë të paharrueshme; ceremoninë e diplomimit të Maturës 2016.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Fondacionit Atmosfera Z. Talip Aktas, i përgëzoi nxënësit për suksesin e treguar dhe ju uroi suksese në udhëtimin e tyre të mëtejshëm. Ai theksoi se nxënësit nuk duhet të harrojnë asnjëherë prindërit e tyre dhe theksoi rëndësinë e kujdesit që duhet të tregojnë nxënësit gjatë hapave të jetës në mënyrë që të zgjedhin gjithmonë të mirën e të bëhen njerëz që i shërbejnë kombit dhe shoqërisë.

Kryetari i Komunës së Malishevës Z. Ragip Begaj, shprehu konsideratat më të larta duke theksuar rëndësinë e aktivitetit të Gjimnazit “Hasan Nahi”. Ai përcolli emocionet e tij teksa i dhuroi një laptop nxënësit më të mirë të shkollës Lendrit Januzaj i cili është nga Malisheva.

Luljeta Sadriu, në emër të prindërve, falenderoi mësuesit e Gjimnazit “Hasan Nahi” për kujdesin dhe punën e madhe që kanë bërë me nxënësit. Ajo u uroi suksese të gjithë nxënësve.

Drejtori i Gjimnazit “Hasan Nahi” Z. Gazmend Aga e përmblodhi fjalimin e tij me “Jam me fat”. “Jam me fat për mësuesit e palodhur të cilët punojnë natë ditë me nxënësit. Ata janë shpresëplotë se këta nxënës vlejnë më shumë se gjithçka dhe çdo përpjekje e bërë për ta është ndihma më e madhe për të ardhmen e kombit tonë. Jam me fat për prindërit e mrekullueshëm të cilët ishin të parët që i besuan shkollës sonë. Jam me fat për donatorët të cilët japin shembullin më të mirë në shekullin e 21 të heroizmit, atdhedashurisë dhe bujarisë. Jam me fat për nxënësit e mrekullueshëm me të cilët herë u sollëm si prindër, herë si shokë, herë si pedagogë” – theksoi drejtori. Ai falenderoi në mënyrë të veçantë Kosovën për besimin dhe mbështetjen e treguar ndaj Gjimnazit “Hasan Nahi” dhe shprehu krenarinë e tij se e vlerësuan mirë këtë besim duke e perfaqësuar denjësisht shtetin e Kosovës kudo në botë.

Nxënësit e ekselencës me mesatare 5 në të tre vite u shperblyen dhe në emrin e tyre nxënësi Lendrit Januzaj mbajti fjalën e rastit. Lendriti falenderoi prindërit dhe mësuesit për të gjithë sakrificën e bërë për ta. Ai falenderoi dhe të gjithë nxënësit e klasës 12 B sipas veçorive të tyre. Lendriti vendosi emrin e tij si i pari i shkollës ndër maturantët 2016. Në fund ai i dorëzoi flamurin e Kosovës nxënëses Çlirimtare Salihu të klasës së 11.

Ceremonia ishte shembull përsa i perket vlerave dhe mesazhit që përmbante. Argëtim, kohë të bukur me familjet dhe mësuesit, këngë, poezi, video, mesazhe dhe lot gëzimi.

Urime dhe shumë suksese maturantëve të gjimnazit “Hasan Nahi”.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Të lexojmë qytetin”, projekti i Albas-it për shkollat 9-vjeçare

Next Article

Foto të shkollave të para shqipe të Tetovës dhe Gostivarit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427