Në këtë ditë ka uruar ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, në faqen e saj të Facebook-ut, ku ka shkruar se arsimi dhe edukimi janë procese të pandalshme dhe çelës për të hapur dyert e një jete të suksesshme për secilin e për zhvillimin e çdo shoqërie.
“Edhe sivjet gjen nxënësit, mësimdhënësit, shkollat tona e secilin nga ne, duke u ballafaquar me shumë sfida për shkak të pandemisë. Por puna po vazhdon e sfidat do t’i tejkalojmë. Do ta bëjmë më të mirën për shkollarët tanë, e për mësimdhënësit do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme që bashkarisht të arrijmë rezultate sa më të mira”, ka shkruar Nagavci në profilin e saj në Facebook.
“Për Qeverinë tonë arsimi është parakusht për zhvillim, andaj po punojmë me përkushtim, me plane e aktivitete konkrete që sistemi ynë të përmirësohet në të gjitha nivelet e të gjitha sferat e arsimit. Synojmë rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm, po punojmë që fëmijëve me nevoja të veçanta dhe komuniteteve t’u ofrojmë jo vetëm gjithpërfshirje, por edhe mundësi të barabarta”, – ka shtuar ajo.
Në fund, Ministrja Nagavci ka shkruar se qëndrojmë dhe punojmë bashkë sot e secilën ditë për:
- Arsim cilësor gjithëpërfshirës dhe të digjitalizuar;
- Harmonizim të arsimit dhe aftësimit profesional me kërkesat e tregut të punës;
- Menaxhim efektiv të sistemit të arsimit në të gjitha nivelet;
- Arsim të lartë me cilësi dhe integritet, në harmoni me standardet ndërkombëtere;
- Përmirësim të mjedisit për kërkime dhe inovacion.
Burimi: Klikoni këtu
Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
optimise your day by day wellness is prosperous with plant-based endorse. integrate https://www.cornbreadhemp.com/collections/full-spectrum-cbd-oil into your daily quotidian helps maintain Balance across your dead body. By endorse your internal organisation, versatile CBD vegetable oil, CBD condensation, and CBD gummies anatomy resilience against day by day tension. Whether you indigence day CBD rivet or evening CBD loosening, organic CBD is the ultimate lifestyle puppet. search our CBD patronise online, steal well CBD, and take your health to the future plane with cancel CBD!