“Celularo mania”, varësia e kohës moderne

Celularo mania luftohet kryesisht brenda familjes. Shkolla ka për detyrë dhe mision njëherësh që të sensibilizojë nxënësit që të kufizojnë përdorimin e celularit në jetën e tyre.

16 Nëntor 2018; hyn në fuqi “ligji i luftës” ndaj posedimimit të një aparati telefonik celular në ambjentet e shkollave të cilit i paraprinte urdhëri i 30 korrikut 2018 për ndalimin e përdorimit të celularit nga mësues e nxënës në shkollë. Epokës së teknologjisë së ndërlidhjes dhe komunikimit iu vendos sistemi i reduktimit në kohë përdorimi.

Orari mësimor do të kufizonte jo vetëm efektet negative që burojnë nga përdorimi i celularit, por mbi të gjitha do t’i vinte fre varësisë tek të rinjtë. Parimisht këto do të ishin efektet e udhëzimit nr 34, i cili jo vetëm nuk do të lejonte përdorimin e celularit gjatë kohës mësimore, (sipas urdhërit nr 433 date 30 korrik 2018), por do të ndalonte marrjen me vete të tij në ambientet e shkollës.

Nxënësit i ikte kështu nga duart mundësia për të qenë online gjatë gjithë kohës në rrjetet sociale ku askush nuk ishte vetvetja. Një udhëzimi të tillë i kishte ardhur dita dhe sigurisht bashkë me të duhej një fushatë e mirëfilltë sensibilizimi anticelular.

Të parët që e përkrahën barrierën telefonike ishin prindërit e fëmijëve. Pikërisht ato të cilët kontribuonin në blerjen e celularit më të mirë në treg për fëmijët e tyre. Paralel me prindërit të gëzuarit për nxjerrjen e një udhëzimi të tillë ishin dhe mësuesit.

Të vënë shpesh nën presionin e regjistrimeve brenda orës së mësimit, mësuesve iu ikte ky kërcënues duke i lënë të lirë të ishin “vetvetja” brenda orës së mësimit. Po kështu mësuesve u ikte nga ora e mësimit një shpërqëndrues i madh i vëmendjes së nxënësit. Produktiviteti në klasë do të ishte më i madh pasi nxënësi “offline” në rrjetet sociale do të ishte “online” në procesin mësimor. Ky është realiteti ideal.

Por a është e vërtetë që celularët janë larg nxënësve gjatë orarit mësimor? Ç’forcë ka ligji kundrejt celularomanisë? A janë në gjendje shkollat të distancojnë nxënësit kategorikisht nga celulari? A mund të na e vërtetojnë prindërit atë që na pohojnë shkollat që nxënësit nuk i marrin celularët në shkollë? Në fund të fundit a ka një shkollë tagrin t’i shpallë luftë një objekti që është pronë private? Përse të mos i lihej shkollës dhe rregullores së saj të brendshme kufizimi i përdorimit të celularit? A ka forcë ligji të mbrojë një mësues konfiskues të një apo disa celularëve nëse pikërisht për këtë arsye ai kërcënohet nga nxënësi?

Këtyre pyetjeve padyshim që secili do t’i jepte përgjigje sipas interesit, pasi askush nuk mund ta besojë se sa e vëshirë është ti lësh shkollës një ligj “në derë” kur dihet që edhe familja e nxënësit që duket sikur e mbështet, i vihet kundër.

Celularo mania luftohet kryesisht brenda familjes. Shkolla duhet të ishte një mbështetës i familjes por kurrsesi “dora” që mbledh celularët. Shkolla ka për detyrë dhe mision njëherësh që të sensibilizojë nxënësit që të kufizojnë përdorimin e celularit në jetën e tyre pasi kjo varësi sjell pasoja jo vetëm për deficitet e tyre informative por edhe në shëndetin e tyre fizik dhe mendor.

Përdorini celularët dhe mos lejoni që ato tu përdorin juve!

Mos harroni, ka një ligj që i ndalon!

Alma Mara

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Përdorimi i teknikave të animizmit

Next Article

Mësuesja që nxit dhe edukon nxënësit përmes lëndës së teatrit

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427