Në kuadër të nismës “Java digjitale” Sektori i Teknologjisë Informacionit dhe Komunikimit pranë DAR Elbasan, në bashkëpunim me shkollat pilot të klasave digjitale, organizuan orë të hapura mësimi me pjesëmarrjen e prindërve, nxënësve dhe mësuesve të shkollave 9-vjeçare.
Qëllimi i kësaj nisme ishte promovimi i teknologjisë së re në shërbim të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Të gjithë mësuesit e përfshirë në këtë projekt zhvilluan orët mësimore digjitale në klasat e dhjeta.
Gjatë këtyre orëve u vu re përkushtimi dhe serioziteti i pjesës më të madhe të mësuesve për të aplikuar teknologjinë e re.
Shfaqja e materialeve në tableta, shpërndarja e dokumenteve dhe mbledhja e detyrave të nxënësve, realizimi i minitesteve, puna në grup, dërgimi i mesazheve, janë tregues i përdorimit të mirë të platformës si nga mësuesit ashtu edhe nga nxënësit.
©Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
717720 126254Your weblog is one of the greater blogs Ive came across in months. Thank you for your posts and all of the finest together with your function and weblog. Searching forward to reading new entries! 252317