Në një botë ku të thuash “jo” është zakonisht më e lehtë se sa të thuash “po”, është e rëndësishme për t’u kujdesur që fëmijët të mos mendojnë se negativiteti ka një vlerë më të lartë se pozitiviteti. Fjalët inkurajuese mund të kenë vërtet një efekt të qëndrueshëm në vitet e fëmijërisë dhe ne si prindër duhet të zgjedhim të përdorim fraza që do t’i bëjnë ata të ndjehen mirë në lidhje me veten e tyre brenda dhe jashtë. Mendoni t’i thoni fraza ose fjalë që do t’i bëjnë ata të ndihen komod me veten, të kenë besim dhe të kuptojnë se duhen dhe vlerësohen…
Nëse ju i tregoni se e doni, se sa fantastikë ata janë në lojën e futbollit, ose se sa shumë doni që të kaloni kohën me ta, kjo mund të ndihmojë. Bebja.com ju sjell më poshtë 66 gjëra pozitive dhe inkurajuese për t’ia thënë fëmijës tuaj çdo ditë:
1. Unë jam mirënjohëse që të kam
2. Ju më bëni krenar/e
3. Fjalët e tua janë të rëndësishme
4. Ju keni ide fantastike
5. Jam shumë i/e lumtur që jam prindi jot
6. Ju nuk duhet të jeni e/i përkryer që të jeni më i miri
7. Mendimet e tua kanë rëndësi
8. Je e/i e rëndësishme
9. Ty të duan
10. Unë të besoj
11. Unë besoj tek ti
12. Kjo familje nuk do të jetë e njëjtë pa ty
13. Ti vlen shumë
14. Ti mund të thuash jo
15. Ti mund të thuash po
16. Unë e di që po bën më të mirën që mundesh
17. Ti kishe të drejtë
18. Unë të pranoj ashtu siç je
19. Mund ta provojmë sipas mënyrës tënde
20. Ti je e/i dobishme
21. Për ty ia ka vlejtur
22. Ti më bën të lumtur
23. E adhuroj kreativitetin tënd
24. Të jesh pranë teje është shumë bukur
25. Mezi po pres të më tregosh për …
26. Mos ki asnjëherë frikë për të qenë vetvetja
27. Ti je duke bërë diferencën
28. Unë jam e/i gëzuar që të kalojë kohë me ty
29. Je interesant
30. Më pëlqen ta shoh botën me sytë tu
31. Është gjë e mirë që të jesh kurioz
32. Më pëlqen mënyra si i tregon historitë
33. Ajo që bëtë ishte e mrekullueshme
34. Unë të admiroj
35. Kjo është një pyetje e zgjuar
36. Miqtë tuaj janë me fat që të kanë ty shok
37. Unë mbështetem tek ty
38. Kjo ishte një zgjedhje vërtetë e mirë
39. Duke të parë ty të lumtur dhe unë ndihem e/i lumtur.
40. Të jesh prindi jot është puna ime e preferuar
41. Unë mësoj gjëra të reja prej teje çdo ditë
42. Ti më bën më të mirë
43. Ju jeni një djalë /vajzë i/e mirë
44. Faleminderit që je vetvetja
45. Unë jam aq e/i e kënaqur që je këtu me mua
46. Dukeni shumë bukur
47. Unë të kuptoj
48. Të të shoh që rritesh është një gjë kaq e bukur
49. Ajo që bëre ishte me të vërtetë e guximshme
50. Unë të fal
51. Unë të vlerësoj
52. Ne të gjithë bëjmë gabime
53. Po, edhe unë
54. Je shumë e/i mirë në këtë gjë
55. Mund ta provosh përsëri nesër
56. Askush nuk është i përsosur
57. Më pëlqeu si e the atë
58. Jo të gjithë do të pëlqejnë ty dhe kjo është në rregull
59. Ti e bëre kaq mirë atë
60. Jam duke të dëgjuar
61. Kjo është një çështje shumë e drejtë
62. Ti je i/e bukur brenda dhe jashtë
63. Të dua!
64. Unë kurrë nuk mund të ndaloj së dashuri ty
65. Ti më plotëson
66. Ti e mbush zemrën time
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.