Poezi me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, 5-Majit, nga mësuesja e ciklit fillor Drita Topjana, e cila ka pasion edhe të shkruarit e poezive.
Pyesin vogëlushët,
se çfarë është 5 Maj?
Si t’ua shpjegoj,
trimërinë tuaj të rrallë?
5 Maj është një ditë e bekuar,
në Shqipëri për t’u përkujtuar,
sepse me mijëra yje u flijuan,
për ju, për ne, për liri e për atdhe.
Që ju të rriteni të lumtur,
e të ndjeheni krenar.
Sa herë që nëpër botë,
ta përmendni, emrin shqiptarë.
Dhe bota sot na njeh nga bëmat e tyre,
si Skënderbeu, Qemali,
Isa Boletini në Londër,
Fishta, Naimi, Çajupi e me radhë.
Edhe pse pa bukë e të rreckosur,
luftuan me nder e me dinjitet,
kurrë s’u përulën, para armikut,
dhe ja shpëtuan emrin Shqipërisë.
Drita Gjaci Topjana
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.