Poezi atdhetare nga mësimdhënësi Selim Tahiri

Tani që po afrohet festa e 28 Nëntorit, mësimdhënësi Selim Tahiri nga SHMP “Abdyl Ramaj” ka përgatitur dy poezi për këtë ditë të shënuar historike.

Jam shqiptar e kosovar

Sot e pyeta veten;

Çka jam unë?

Ilir a dardan?

Shqiptar a kosovar?

Gjyshi më kish dëgjuar

M’u afrua ngadalë:

“Je shqiptar” – më tha,

dhe kosovar”

Mbi kokë ma vuri plisin e bardhë.

Pastaj mbi supe ma vuri

flamurin kuq e zi,

Më puthi në ballë.

“Ah! Sa bukur po të rri! – më tha.

U bëre pika e djalit!

Me plisin e Isa Boletinit

Me flamurin e Ismail Qemalit.”

“O gjysh” – i thashë.

Po ç’janë këto ngjyra kaq të zjarrta?

Po kjo shqiponjë, syhapur që po rri?

Shqiponjë e madhe në flamur

është vetë nëna Shqipëri,

Ngjyra e kuqe është gjaku i trimave,

Gjak i derdhur për liri.

Jam shqiptar e kosovar.

E gjithë bota le ta dijë,

Më rrah zemra për  Kosovë,

Më vlon gjaku për Shqipëri.

Për ty o i bukuri flamur

Sa të lumtur jemi sot

Në këtë festë të madhe

Tirana e Prishtina

Shkupi e Ulqini

Kuq e zi janë veshur,

Të gjitha trojet shqiptare.

Për ty, o i bukuri flamur,

Hedhim valle e këndojmë

Ata që të ngritën lart,

Me nder i kujtojmë.

I madhi Skënderbe,

Në Krujë të ngriti i pari,

Në Vlorë,

plaku i urtë Ismail Qemali

Në Prekaz,

Me gjak të skuqi Adem Jashari.

Sa bukur ti sot po valëvitesh

Në fshatra e qytete

Në fusha e maja mali,

Të duam shumë!

Të mbajmë në zemër!

Të ruajmë si sytë e ballit.

Selim Tahiri, mësimdhënës në SHMP “Abdyl Ramaj”, Shirokë

Foto nga: @shkelqimart 

Era Baliu

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Këshilla se si t'i motivoni nxënësit të duan të lexojnë

Next Article

Dy fjalë për romanin “Dita e shtatë” të Yu Hua-së

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427