Sot në këndin e nxënësit do t’ju njohim me Jonka Xhelaj e cila është 13 vjeç dhe ka mbaruar klasën e shtatë. Pasionet e saj janë baleti, muzika dhe gatimi. Kohën e lirë, Jonka e kalon duke lexuar, ose duke ndihmuar prindërit e saj.
Jonka Xhelaj është 13 vjeç dhe ka mbaruar klasën e shtatë. Ajo është vajzë shumë sistematike dhe rezultatet e saj flasin vetë duke shpërblyer punën e saj.
Jonka është gjithmonë e fokusuar duke u marrë me diçka të rëndësishme. Pjesën më të madhe të ditës e ze studimi. Asaj i pëlqejnë shkencat natyrore, por edhe letërsia dhe përpiqet, që mos lerë pas dore edhe lëndët e tjera. Pasionet e saj janë baleti, muzika dhe gatimi. Kohën e lirë, Jonka e kalon duke lexuar, ose duke ndihmuar prindërit e saj.
Baleti
Jonka që prej moshës katër vjeç ndjek rregullisht kurset në një shkollë baleti dhe ushtrohet pesë herë në javë, nën drejtimin e dy pedagogëve profesionistë na tregon ajo plot entuziazëm. Pasioni më i madh i saj është baleti dhe këtë e dinë të gjithë. Ajo punon nën drejtimin e pedagogëve dhe ka shumë disiplinë gjatë seancave të provave. Jonka ka dalë shpesh në skenë dhe përsëri emocionet nuk i largon dot. Ka marrë pjesë në shumë koncerte të shkollës së baletit, ose në aktivite të ndryshme brenda dhe jashtë shkollës. Jonka mbart me vete emocionet e veçanta që e shoqërojnë në çdo interpretim, por duartrokitjet e publikut i japin forcë dhe kurajo. Ajo nuk është akoma e qetë deri sa të dëgjojë fjalët e pegagogëve dhe vlerësimin e tyre në fund të interpretimit. Gjithë ngarkesa emocionale e shfaqes, largohet nga fjalët e ngrohta dhe plot vlerësim të pedagogëve të saj. Atëherë frymëmarrja e saj qetësohet dhe emocionet ulen. Fjalët dhe këshillat e tyre Jonka i dëgjon me vëmendje dhe përmirëson veten aty ku duhet. Kjo është forca që e bën atë të eci përpara me këmbëngulje.

Gatimi
Babi i Jonkës është shef kuzhine në një nga restorantet e njohura në Tiranë. Ajo frymëzohet nga ky profesion, i cili është art më vete dhe e kalon kohën e lirë duke gatuar bashkë me motrën e vogël, Kristelin. Jonka na tregon se përpiqet që ta menaxhojë kohën e saj ditore, duke iu përkushtuar gjërave që kanë vlerë për të dhe duke i dhënë rëndësinë e duhur çdo pjese të saj. Jonka e do shumë motrën e saj të vogël, e cila sapo mbaroi klasën e katërt dhe i kushton vëmendjen e duhur.
Shkolla
Fokusi kryesor i Jonkës është shkolla, duke i dhënë më shumë rëndësi se çdo gjë tjetër. Ajo e ka kuptuar që e ardhmja e saj përcaktohet nga arsimimi që do të marrë në bankat e shkollës. Pavarësisht pasioneve, ajo ka një pikësynim në jetën e saj, dhe ëndërron të bëhet një kirurge e zonja dhe të shpëtojë sa më shumë jetë njerëzish. Jonka e ka kuptuar se asgjë nuk arrihet pa u lodhur mbi libra.
Jonka është një vajzë e qetë dhe shumë e sjellshme me të gjithë. Ajo mundohet të ndihmojë të gjithë shokët dhe shoqet e klasës kur ata kanë nevojë për të. Ajo është gjithmonë e gatshme. Përpiqet të respektojë të gjithë si mësuesit e ashtu edhe nxënësit e tjerë. Jonka është edhe shumë modeste, nuk mburret kurrë për veten e saj. Për të flasin rezultatet që ajo ka në çdo lëndë.
Biçikleta

Jonkës i pëlqen shumë të shëtisë me biçikletë. Shpesh pasditeve kur i mbetet pak kohë e lirë bën një shëtitje me biçikletë në ajër të pastër që të shplodhet dhe të marrë forca për të nesërmen. Biçikleta i jep liri dhe mendimet e saj fluturojnë herë te shkolla, herë të baleti, herë tek e ardhmja.
Muzika
Pjesë e pandarë e Jonkës është edhe muzika. Ajo preferon shumë muzikën klasike, sepse kjo muzikë e shoqëron atë gjatë provave të baletit dhe tashmë kjo muzikë ëshë bërë pjesë e saj. Jonka dëgjon edhe në shtëpi muzikën klasike kur do që të shplodhet pas një dite të gjatë e të lodhshme. Asaj i pëlqen edhe muzika bashkëkohore që i përshtatet shijeve të saj.
Punimet e dorës
Jonka ka shumë dëshirë edhe të qëndisë. Këtë ja ka mësuar gjyshja dhe mamaja e saj. Në shtëpinë e Jonkës asnjëherë nuk e harxhojnë kohën duke ndejtur apo duke parë televizor me orë të tëra. Koha është flori thotë Jonka.
Mami i Jonkës qëndis në kohën e lirë dhe e ka edukuar edhe atë me ndjenjën e së bukurës. Bluzat e Jonkës janë të personalizuara ose kanë detaje të shtuara nga mamaja e saj. Mami i Jonkës është mësuese, por ka shpirt artisteje. Punimet e saj janë të bukura e me shije të hollë. Jonka është rritur edhe në shtëpinë e gjyshërve nga mami, të cilët e kanë edukuar me traditat e mira të vendit të tyre. Ajo me tërë qenien e saj e reflekton sjelljen prej balerine që do të bëhet një kirurge e suksesshme.

Iriana Papamihali
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
232219 440307Were glad to become visitor on this pure internet site, regards in this rare info! 984951
394676 755061Fantastic post man, maintain the good function, just shared this with the friendz 437452
131043 626781wonderful post. Neer knew this, regards for letting me know. 719072
975052 783639Fantastic artical, I unfortunately had some problems printing this artcle out, The print formating looks a little screwed over, something you may want to look into. 754419