Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Zyrtare, anulohet testimi i mësuesve në rrethe

Zyrtarizohet vendimi i Ministrisë së Arsimit për të anuluar testimin e aftësive për mësuesit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare në rrethe. Pas dilemash për ta zhvilluar ose jo provimin që do të testojë aftësitë menaxheriale të arsimtarëve në rrethe, MAS vendos përfundimisht anulimin e tij. Lajmi u publikua nga gazeta e përditshme “Shqip”.

Zyrtarisht nuk dihen arsyet që çuan Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në marrjen e këtij vendimi.

Rreth dy javë përpara se Instituti i Zhvillimit të Arsimit të kishte gati rezultatet e provimit të zhvilluar për mësuesit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, në MAS është diskutuar mundësia për anulimin e tij në vijim.

Për aq kohë sa rezultatet e testimit nuk kanë për qëllim rritje të pagës sipas vlerësimit apo shkarkime për të dobëtit, zyrtarët e MAS-it, pas konsultimeve me ekspertët e arsimit, ishin në dilemë nëse kjo nismë do të vazhdonte apo do të mbaronte këtu. 

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

“Në këtë prag festash jemi këtu për të festuar bashkë me ju”

Next Article

Arsim profesional falas për emigrantët e kthyer

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481