Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Hapet shkolla e parë shqipe në Teksas, Dua Lipa e pranishme në inaugurim, tregoi si arriti të mos harronte gjuhën e rrënjët

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqipe në Texas. Ajo kujtoi edhe kohën kur gjatë shkollës fliste gjuhën angleze, ndërkaq në shtëpi që të mos harronte rrënjët e saj, fliste me prindërit gjuhën shqipe.

Teksasi do të ketë një shkollë ku do të mësohet shqip. Në ceremoninë e inaugurimit të saj një ditë më parë ishte dhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa. Kështu bëri të ditur vet Dua përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar fotografi të ndryshme. 

Gjatë fjalimit të saj në ceremoni, ajo tha se ky moment i rëndësishëm e kthen pas në fëmijëri.

“Ju faleminderit shumë që më keni parë sot këtu dhe për të festuar me ju hapjen e kësaj shkolle. Kur u informova për hapjen e kësaj shkolle më kujtuan fëmijërinë time kur erdha nga Prishtina në Londër”, tha Lipa.

Ajo kujtoi edhe kohën kur gjatë shkollës fliste gjuhën angleze, ndërkaq në shtëpi që të mos harronte rrënjët e saj, fliste në gjuhën shqipe me prindërit.

“Kur isha në Londër flisja anglisht me miqtë dhe profesorët, ndërsa natën me prindërit flisja shqip për të mos harruar rrënjët dhe gjuhën”, ka thënë këngëtarja e famshme shqiptare gjatë fjalimit të saj.

“Qendra promovon kulturën shqiptare, artin dhe muzikës derisa ofron gjuhën [shqiptare] nga klasat 5-15 vjeç”, shkroi këngëtarja në një tjetër fotografi gjatë fjalimit të saj në inaugurim.

Më tej, artistja me rrënjë shqiptare publikoi edhe një fotografi të përbashkët të realizuar me të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, ku shiheshin duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
1 comment
  1. 685937 126434This can indicate that a watch has spent some or all of its life inside the tropics and was not serviced as regularly as it need to have been. 646631

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Standardet Profesionale të Formimit të Përgjithshëm të mësuesit në AMU dhe AML/ Biologji- Kimi

Next Article

Çfarë duhet për një drejtim cilësor me vizion dhe menaxhim efektiv të shkollës?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481