Në këtë material shpjegues në ndihmë të shkollave, mund të gjeni gjithçka duhet të dini për vlerësimin në arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë. Material i shkëputur nga IZHA.
Vlerësimi përdoret:
- për të gjykuar mbi përpjekjet e nxënësve për të nxënë;
- për të motivuar dhe për të nxitur nxënësit për të nxënë;
- për të gjykuar, reflektuar dhe përmirësuar procesin e mësimdhënie-nxënies;
- për të matur arritjet e nxënësve;
- për të raportuar arritjet;
- për t’u dhënë sugjerime nxënësve për përparimin e tyre;
- për t’u dhënë sugjerime prindërve mbi përparimin e fëmijëve të tyre.
Vlerësimi i nxënësit kryhet nëpërmjet:
- vlerësimit të vazhduar (vlerësimi për të nxënë) (40%);
- vlerësimit me test/detyrë përmbledhëse (vlerësimi i të nxënit) (40%);
- vlerësimit të portofolit lëndor të nxënësit (20%).
Si dokumentohet vlerësimi i vazhduar (vlerësimi për të nxënë)?
–Fletorja personale dhe evidenca nënkuptojnë të njëjtin dokument. Pra, mësuesi ka vetëm një dokument për vlerësimin e vazhduar (vlerësimin për të nxënë).
-Mësuesi mban shënime në fletoren e tij personale (apo në evidencë) ecurinë e progresit të nxënësit lidhur me rezultatet e arritjes.
-Fletoren personale (evidencën) mësuesi e formaton në mënyrën më të përshtatshme për të, por duke ruajtur logjikën e vlerësimit për të nxënë. Me fletoren personale (evidencën) mësuesi është i lehtësuar nga ngarkesa ose nga presioni për të vënë nota në regjistër në mënyrë të vazhduar.
–Mësuesi është i lirë t’i mbajë shënimet në fletoren e tij personale (evidencë) duke vendosur simbolet, që ai gjykon si të përshtatshme, të shoqëruara me komente shumë sintetike, të cilat iu referohen niveleve të arritjes së kompetencave lëndore.
-Komenti përmban nivelin e arritjes duke e shënuar me simbolin përkatës (p.sh., N3 ose N4), si dhe konceptin/konceptet përkatëse për të cilin është vëzhguar nxënësi.
-Përgjigjet me gojë ose me shkrim, punët në grup, punët individuale, diskutimet e mësuesit me nxënësit, vetëvlerësimi inxënësit, vlerësimi inxënësit nga nxënësi, pjesëmarrjet në aktivitete dhe diskutimet në klasë, detyrateshtëpisë apo të klasës etj.,shënohen me simbole. Vendosja e notës në mënyrë të vazhduar gjatë vlerësimit për të nxënë nuk ndihmon procesin e të nxënit, motivimin e nxënësve për të nxënë dhe zhvillimin e kompetencave.
Si dokumentohet vlerësimi i vazhduar (vlerësimi për të nxënë)? (vazhdim)
-Nota në fletoren personale (evidencë) mund të vendoset vetëm në raste specifike, siç janë testet e ndërmjetme apo punët me shkrim etj.
-Nota e vlerësimit të vazhduar që vendoset në regjistër në faqen “Vlerësimi periodik” duhet të jetë rezultante progresive (ose regresive) e vlerësimeve që mësuesi ka mbajtur në fletoren e tij personale.
-Fletorja personale (evidenca) është objekt monitorimi, por nuk dorëzohet në përfundim të periudhës.
-Mësuesi mban përgjegjësi për fletoren personale dhe duhet të argumentojë notën e vlerësimit të vazhduar të vendosur në regjistër.
-Mësuesi duhet të ruajë deri në përfundim të vitit shkollor fletoren personale (evidencën), teste/detyra të ndërmjetme, punët me shkrim, etj. Këto do t’i shërbejnë për të argumentuar notën e vlerësimit të vazhduar.
-Drejtuesit e shkollave nuk duhet të ngarkojnë mësuesit me detyrimin për të mbajtur dy dokumente për vlerësimin e vazhduar të nxënësve: evidencën e vlerësimit të vazhduar dhe fletoren personale të shënimeve, ato janë e njëjta gjë.
-Gjatë periudhës, mësuesi i lëndës ka përgjegjësi për të informuar nxënësin për ecurinë dhe mundësinë e tij për progres.
(Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë)
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Yes! Finally sоmething about fintechbase.
Ꮇy homepage: trading platform
If some one wishes expert view concerning blogging and site-building
afterward i propose him/her to go to see this webpage, Keep up
the nice work.
It’s enormous that you are getting ideas from this piece of writing as well
as from our argument made at this place.
Excellent web site you have here.. It’s hard to find quality writing
like yours these days. I seriously appreciate individuals
like you! Take care!!