Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

Vij te ti Kosovë

Poezi me rastin e 17- shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës nga mësuesja Alma Shiba Mara. Vargje plot emocione që tregojnë shumëçka për dashurinë ndaj vendin tonë shqiptar.

I mata orët për të ardhur te ti.

Shumë ishin dhe i ndjeva nji nga nji

Asfaltit sfilitej durimi e duart zgjaste në Prizren

Po vija me makinë e vonesa më ngjante me një tren.

Takimi me ty, dashuri gjaku.

Vëllezër gjithë jetën por na ndante pragu.

Shqip flisnim, por malli na merrte si të ndarë

Qeshur duheshim, por takoheshim duke qarë.

Kosovë, ti e idhnuara e aleancave

Ti që dhimbjet dhe thesaret ke nëntokë

Ti që më pret me dëborë edhe në pranverë

Si për ta paguar faktin që të takoj me pasaportë 

Se di pse…vij te ti me mallin për të folur shqip.

Për të sharë shqip e shqip për të ndjerë.

Të të rrok për mesi nga Peja në Gjilan, Mitrovica e Kaçaniku…

E nga ti për mos u larguar asnjëherë.

Dhe ja vij te ti…herë me makinë e herë me mendime.

Gjej te ti këmbëkryq gurin dhe lulen.

Gërmoj në “Trepçen” tënde “minerale” shqiptarie dhe bindem….

Bindem, që bota jo vetëm duhet të të njohë, por të të përulen!

Alma Shiba Mara – mësuese, shkolla jopublike “Meridian +”, Tiranë

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Psikologia Manolita Hida: Efektet e borës dhe të ftohtit në psikologjinë njerëzore

Next Article

Bursa pranë NATO-s, ja kush mund të aplikojë për nga Shqipëria

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481