Udhëzues kurrikular lëndor për matematikën

Udhëzuesi për zhvillimin e lëndës “Matematikë” në arsimin e mesëm të lartë është produkt i konsultimeve dhe i diskutimeve me mësues dhe me specialistë të kësaj lënde në këtë cikël shkollimi.

QËLLIMI I UDHËZUESIT TË LËNDËS SË MATEMATIKËS

Qëllimi i udhëzuesit

Udhëzuesi lëndor i lëndës së matematikës për arsimin e mesëm të lartë, trajton në mënyrë më të thellë të gjitha aspektet e kurrikulës që nga planifikimi i saj, metoda të mësimdhënies, metoda të të nxënit të nxënësve, vlerësimin e të nxënit në kontekstin e zhvillimit të kompetencave gjatë zbatimit të programeve të matematikës, klasat 10-12. Në këtë udhëzues janë kombinuar të gjitha materialet në zbatim të kurrikulës me kompetenca, me eksperiencën dhe praktikat më të mira të mësuesve në shkollë.

Përdoruesit e udhëzuesit

Udhëzuesi u vjen në ndihmë punonjësve arsimorë në sistemin e arsimit parauniversitar dhe si i tillë përdoret:

– nga mësuesit, drejtuesit e shkollave, nxënësit, prindërit të cilët punojnë së bashku për të përmirësuar cilësinë e të nxënit dhe rezultateve të nxënësve në lëndën e matematikës;

– nga të gjitha institucionet arsimore në varësi të MASR-së, njësitë arsimore vendore për zhvillimin profesional, këshillimin, vëzhgimin, monitorimin, kualifikimin e punonjësve arsimorë;

– nga institucionet e arsimit të lartë që përgatisin mësues në lëndën e matematikës, të cilët mund t’i referohen për formimin fillestar të mësuesve të rinj.

Matematika është shkenca, gjuha universale e së cilës, ndihmon nxënësin të kuptojë dhe veprojë në realitetin që jeton. Kjo e bën atë të japë një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin intelektual të nxënësit dhe formimin e identitetit të tij. Zotërimi i saj është vlerë e madhe për integrimin në shoqëri duke mundësuar zhvillimin e personalitetit të nxënësit, zhvillimin e aftësive të tij për të menduar në mënyrë kritike dhe për të punuar i pavarur e sistematikisht.

Material i marrë nga IZHA

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Si të memorizoni emrat e nxënësve në pak ditë

Next Article

A duhet ta ngrejnë dorën nxënësit përpara se të flasin?

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427