U përurua shkolla e re në Roganë të Kamenicës

“Nëse nuk investojmë në arsim, në nxënës, atëherë as zhvillimi ekonomik nuk është i mundur”

Zëvendës ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci Demaj dhe përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Christoff Stock, kanë marrë pjesë sot në ceremoninë solemne të përurimit të objektit të ri të shkollës së mesme në Roganë të Kamenicës.

Me këtë rast. zv/ministrja Anila Statovci Demaj theksoi se ndër misionet kryesore do të vazhdojë të jetë arsimimi dhe edukimi, sepse është investim i sigurt në të ardhmen e një vendi dhe investimi i vetëm, i cili sigurisht se do të kthejë shumë vlera për këtë vend.

Zv/ministrja tha se MASHT është e përkushtuar që në këtëmandat të rrisë cilësinë në arsim, ndërsa theksoi se krijimi i hapësirave përtë siguruar mundësinë e një arsimi cilësor është një kontribues i drejtpërdrejtë në këtë drejtim.

“Projekte të tilla do të ketë edhe në të ardhmen,përderisa kemi këtë bashkëpunim kaq të mirë edhe me Bashkimin Evropian”, tha zv/ministrja Statovci Demaj dhe tha se ky është një model shumë i suksesshëm i bashkëpunimit të nivelit lokal dhe atij qëndror me partnerët tanë, siç është në këtë rast BE-ja. 

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, z. Christoff Stock, theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ndërtojë shkolla në vendin tonë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit. “Nëse nuk investojmë në arsim, nënxënës, atëherë as zhvillimi ekonomik nuk është i mundur”, tha ai.

Shkolla, e cila u përurua sot është investim i BE-së në vlerë 1 milion e 200 mijë euro dhe inventarin e ka siguruar MAShT. Në këtë shkollë do të mësojnë nxënësit e dy tipeve të shkollave të mesme: 11 paralele të gjimnazit “Ismail Qemali” dhe 15 paralele të shkollës së mesme të lartë profesionale “Andrea Durrsaku” të kësaj komune. Shkolla e re ka 15 dhoma mësimi, dhomat përcjellëse dhe sallën e edukatës fizike.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
3 comments
  1. 250197 629332Cheapest speeches and toasts, as effectively as toasts. probably are created building your own at the party and is going to be most likely to turn into witty, humorous so new even. finest man toast 564589

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Praktika në ndërmarrje, MASHT marrëveshje me ELKOS GROUP

Next Article

Ministri Bajrami në konferencën “Arsim cilësor për të gjithë”

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427