Ishte Dea! Një vajzë e veçantë. Kaq e dashur me kolektivin e klasës dhe njerëzit përreth. Ishte një artiste e talentuar. Ajo i binte violinës dhe bëhej më e bukur…
Binin gjethe vjeshte. Natyra kishte veshur bukuri të artë. Rrija dhe mendoja përballë dritares sime: Çfarë e bën njeriun të mirë? Të japë të holla? Të dhënit dashuri dhe mbështetje? Apo, të gjitha së bashku? Përballë këtyre mendimeve takoj në mesditë një njeri të bukur, krejtësisht të bukur. Më ngjasoi me një trëndafil të bardhë.
Ishte Dea! Një vajzë e veçantë. Kaq e dashur me kolektivin e klasës dhe njerëzit përreth. Kur ajo filloi t’i binte violinës, po kuptoja ngadalë që veçantia e saj kishte dhe pjesën e artit. Ishte një artiste e talentuar. Ajo i binte violinës dhe bëhej më e bukur. Unë bëhesha më e mirë. E përqafova fort! – Je kaq e bukur Dea,- i thashë. Një trëndafil i bardhë. Pastaj kuptoja që të dhënit dashuri më bënte mua njeri dhe Dean, një fëmijë të Zotit.

Anila Kruti
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
250845 688906hello I was extremely impressed with the setup you used with this site. I use blogs my self so very good job. definatly adding to bookmarks. 356882