Tre raundet e regjistrimit në U-albania. Ja nota mesatare për Mësuesinë, Artet, Gjuhët e huaja dhe Sportet (2020)

Regjistrimi në universitete do të nisë në fund të korrikut dhe të trija raundet do të aplikohen në U-albania. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një konferencë për median njoftoi pezullimin e rritjes së notës mesatare për pranimet në disa degë të Universitetit, ndërsa është hequr nota mesatare për Artet dhe Sportet.

“Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme e notës për të gjitha programet në mësuesi. Kjo do të aplikohet vitin tjetër, ndërkohë këtë vit nota mesatare do të jetë 7.5. Për degët e gjuhëve të huaja është zbritur në 7 nota mesatare. Vitin tjetër do të vijojmë me rritjen e notës mesatare”  

– Është hequr nota mesatare për degë të zbatuara në talent, Artet dhe Sportet.

– Është hequr nota mesatare për pranimet e studentëve nga trojet shqiptare jashtë Shqipërisë.

Kriteret për të pranuar këto studentë i vendos vetë Universiteti, jo Ministria e Arsimit

Regjistrimi

Në fund të korrikut hapet faza e parë e regjistrimit. Këtë vit do të jenë të trija raundet e regjistrimit në portalin U-albania. Kushdo që regjistrohet nga universiteti jashtë këtyre tre raundeve nuk merr numrin e matrikulimit.

Kush përfiton bursë?

Studentët e institucioneve të arsimit të lartë publik

– Do të ketë përgjysmim të tarifave për studentët që kanë mesatare mbi 6;

– Bursa përfitojnë studentët me notat 9 dhe 10;

– Studentët e familjeve në nevojë.

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Emra që shkruajmë gabim në 90 % të rasteve

Next Article

Besa Shahini: Shkollat nisin më 14 shtator, por mësimi nuk do të zhvillohet si më parë

Related Posts