Njoftojmë të gjithë mësueset/mësuesit që kanë përzgjedhur tekstet digjitale Albas që, bazuar në kurrikulën e re për klasat e 10-ta, në ditët në vijim do të fillojnë trajnimet në bazë lënde.
Trajnimet do të zhvillohen nga trajnerë vendas dhe të huaj për lëndët e përkthyera (Matematikë, Biologji, Kimi, Fizikë). Në varësi të kohës dhe shpërndarjes gjeografike të të interesuarve, disa trajnime do të mbahen në: Tiranë, Vlorë dhe Shkodër.
Të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga Sh. B. Albas.
Ftojmë të gjithë mësuesit/bashkëpunëtorët të shprehin interesin dhe të regjistrohen për pjesëmarrje në këto trajnime në: info@portalishkollor.al ose në numrat 04 231 9002 dhe 0697098026.
Datat dhe vendet ku do të mbahen trajnimet për tekstet digjitale Albas do t’ju komunikohen edhe individualisht, edhe me anë të njoftimeve të mëtejshme në Portalin Shkollor ( www.portalishkollor.al ).
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
336275 137969Oh my goodness! a great write-up dude. Thanks a lot Nonetheless We are experiencing trouble with ur rss . Do not know why Not able to sign up to it. Perhaps there is anybody obtaining identical rss issue? Anyone who knows kindly respond. Thnkx 198801