TIK X, puna me simbolet dhe efektet

Një orë mësimi e punuar në shkollën “Bardhyl Pojani”, Pojan, nga mësuesja Elektisa Bardhi, lënda TIK X si orë ndihmëse për mësimin virtual.

TEKNOLOGJI INFORMACIONI, KLASA X

TEMA MËSIMORE: PUNA ME SIMBOLET DHE EFEKTET

Rezultate të të nxënit të kompetencave lëndore sipas temës mësimore:

– Njeh hapat e krijimit të simboleve në Flash.

– Krijon efekte speciale ose animacioneve me anë të simboleve. 

– Modifikon animacione duke menaxhuar simbolet e krijuara dhe efektet special.

SIMBOLET janë të rëndësishme për: 

  • krijimin e efekteve speciale 
  • krijimin e animacioneve 
  • krijimin e ndërveprimtarisë të efekteve speciale me animacionet 

SIMBOLET janë tri llojesh: 

  1. Grafike 
  2. Butona 
  3. Videoklipe

Këto simbole kanë secili funksione të veçanta.

SIMBOLET: 

  • krijojnë mundësi për pakësimin e madhësisë së File-ve.
  • krijojnë shkurtimin e kohës së shkarkimit për shumë animacione.
  • mund të ripërdoren pafundësisht, pavarësisht se flash-i i përfshin të dhënat e tyre vetëm njëherë. 

SIMBOLET rezervohen në panelin e bibliotekës.

N.q.s tërheqim një simbol, Flash-i krijon në skenë një shëmbëllim të simbolit, duke e lënë origjinalin në bibliotekë. 

Shëmbëllimi është një kopje e simbolit që vendoset në skenë. 

Si krijohen simbolet?

Në Flash simbolet krijohen në dy mënyra: 

1.Insert à New Symbol

Flash-i krijon mënyrën e simbolit të editimit dhe krijon mundësi që të vizatohen grafika ose të importohen grafika të gatshme.

2. Modify à Convert ti Symbol 

 E klikojmë pas përzgjedhjes së grafikës ekzistuese në skenë. Çdo gjë që është përzgjedhur, do të shndërrohet automatikisht në simbol. 

Menaxhimi i simboleve 

Simbolet editohen në dy mënyra: 

  1. Tek simboli në panelin e bibliotekës double click dhe editojmë përmbajtjen e tij në trajtën simbol.
  2. Te shëmbëllimi në skenë double click dhe editojmë simbolin në vend.

Ndryshimi i pamjes së shembëllimeve 

  • Free Transform
  • Color effects ne Properties Inspector
  • Filters, etj.

Efektet e zbehjes 

  • Efektet janë për të zbutur kalimin e slide-ve ose të skenave që ia lënë vendin njëra-tjetrës duke u zbehur shkallë-shkallë.Hapat që ndiqen për krijimin e një efekti të tillë: 
  • Krijohet një dokument i ri Flash
  • Zgjidhet Type dhe krijohet një figure
  • Modify à Convert to Symbol, shndërrohet figura e zgjedhur në simbol.
  • Ky tip shtohet në bibliotekë si simbol dhe është i gatshëm për Tweening. 
  • Color effects zgjidhet nga lista e stileve Alpha
  • Vendose alpha e shëmbëllimit të simbolit në 0 %, simboli tërësisht i tejdukshëm dhe duket sikur zhduket po në fakt është atje.
  • Në Properties zgjedhim Alpha vendosim 100 %, enter dhe shohim efektin e zbehjes. 

Më poshtë po paraqesim disa nga punimet e kryera gjatë kësaj ore mësimi nga nxënësit.

FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN!

Elektisa Bardhi 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Këshillat në ndihmë të maturantëve për provimet e Maturës Shtetërore

Next Article

Gri apo e Bardhë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427