Vëllimi Poezi të zgjedhura është një përmbledhje poezish e zërit lirik më të guximshëm dhe më të angazhuar të Irlandës, Thomas Kinsella-s. Ky vëllim përbëhet nga poezi që Kinsella i ka botuar midis viteve 1956-2006 në 22 libra të ndryshëm dhe, si i tillë, i fton lexuesit të zbulojnë botën e tij poetike.
Vëllimi “Poezi të zgjedhura” i botuar fillimisht nga Shtëpia botuese ‘Carcanet’, është një përmbledhje poezish e zërit lirik më të guximshëm dhe të angazhuar të Irlandës, Thomas Kinsella. Ky vëllim kompozohet me poezi që Thomas Kinsella ka botuar midis viteve 1956 dhe 2006, në 22 libra të ndryshëm, dhe si i tillë, fton lexuesit të eksplorojnë gamën e botës së tij poetike.
Përmes shumëllojshmërisë së temave, nga satira politike dhe komentet sociale te poezia private dhe poezia e dashurisë, ajo përfaqëson një kontribut të madh në letërsinë irlandeze.
Jeta dhe vepra e Thomas Kinsellës është e lidhur me disa nga ngjarjet më dramatike, momentet më të bujshme dhe zhvillimet më të rëndësishme në historinë e Irlandës dhe të popullit të saj. Si një nëpunës civil, akademik, aktivist dhe një poet social, pjesa më e madhe e historisë moderne të vendit, mund të lexohet dhe të pasqyrohet nëpërmjet veprës dhe jetës së tij. Por vepra e tij gjithashtu merret me tema më universale dhe më të pakapshme, siç është ajo e vdekjes, dashurisë dhe humbjes.
Thomas Kinsella është ndër poetët më të shquar modernë. Puna e tij mbi pesëdhjetë vjet, ka sfiduar dhe pasuruar peizazhin poetik. E rrënjosur në traditën vendase, poezia e Kinsellës përdor mitet po aq sa edhe modernizmin në eksplorimet e saj.
“Vepra e Kinsellës është e një rëndësie kritike, sepse pasqyron konfliktet e përvojës irlandeze dhe të njerëzimit në përgjithësi, me saktësinë e vazhdueshme të një shkrimtari që ka medituar thellë, mbi përvojën e shumë gjeneratave,për këto çështje ” – shkruan në recensionin e saj Adrienne Leavy (“The Irish Times”).
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.