Për pesë pyetjet e mëposhtme duhet të përgjigjeni menjëherë. Nuk duhet të vonoheni. Përgjigjuni në afatin prej pesë sekondave. Në rregull? Të shohim se sa të zgjuar jeni…
Pyetja e parë:
Merrni pjesë në garë. E keni kaluar të dytin. Në cilin vend jeni ju?
Pyetja e dytë:
Për t’iu përgjigjur pyetjes së dytë, mos u mendoni gjatë si në pyetjen e parë. Vazhdojmë…
Nëse në garë e kaloni personin e fundit, atëherë jeni i…?
Pyetja e tretë:
Kjo është matematikë e lehtë! Duhet ta zgjidhni pa kalkulator e pa laps e letër.
Merri 1000 dhe shtoja 40. Tash shtoja edhe 1000. Tash shtoja 30.
Shto edhe 1000 tjera. Tash shtoja edhe 20. Edhe 1000.
Tash shtoja vetëm edhe 10.
Cila është shuma?
Pyetja e katërt:
Babai i Marisë ka pesë vajza: 1. Nana, 2. Nene, 3. Nini, 4. Nono. Si e ka emrin vajza e pestë?
Pyetja e pestë:
Personi memec kërkon të blejë një furçë dhëmbësh. Si e bën këtë? Natyrisht, duke imituar lëvizjen e pastrimit të dhëmbëve, ai ia del të shpjegojë se çfarë kërkon.
Nëse një i verbër dëshiron të blejë syze të errëta dielli, si do t’ia shpjegojë këtë shitësit?
————————————————————————————————————————-
Përgjigjet:
1. Nëse jeni përgjigjur se jeni i pari, e keni gabim! Nëse e kaloni vendin e dytë, atëherë jeni i dyti!
2. Nëse jeni përgjigjur se jeni i parafundit, prapë e keni gabim. Si mund ta kaloni personin e fundit!
3. A ju doli 5000? Përgjigja e saktë është 4100. Nëse nuk besoni, tash merreni kalkulatorin.
4. Nunu? Jo, natyrisht që jo. Po emri i saj është Maria. Lexojeni sërish pyetjen.
5. Me fjalë pra, shumë thjeshtë a!
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.