Materiali i mëposhtëm prezanton udhëzime konkrete për secilën nga kompetencat e gjuhës shqipe për klasat II-V për vitin shkollor 2020-2021.
ASCAP organizoi trajnimin e drejtuesve të rrjeteve të arsimit fillor në lidhje me dy dokumente: “Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020 – 2021” dhe “Temat mësimore për arsimin fillor për vitin shkollor 2020-2021”.
Gjatë prezantimit të dokumenteve, drejtuesit e rrjeteve kërkuan një material shpjegues për temat mësimore të lëndës “Gjuhë shqipe” për klasat 2-5, me qëllim përshtatjen e këtyre temave me tekstet alternative që zbatohen në klasat e arsimit fillor.
Materiali i mëposhtëm prezanton udhëzime konkrete për secilën nga kompetencat e gjuhës shqipe:
- Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme;
- Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar;
- Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare;
- Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale;
- Përdorimi i drejtë i gjuhës.
Udhëzimet e dhëna e përqendrojnë vëmendjen e mësuesit në njohuritë, kërkesat dhe konceptet kryesore të programit. Duke lexuar udhëzimet dhe duke parë renditjen e temave, mësuesit do ta kenë më të lehtë për të kuptuar dokumentin “Temat mësimore për arsimin fillor për vitin shkollor 2020-2021” për lëndën e gjuhës shqipe, për të hartuar planin vjetor dhe planin e tri periudhave në përshtatje me tekstet që punojnë.
Temat mësimore të lëndës Gjuhë shqipe II-V për vitin shkollor 2020-2021 (PDF)
ASCAP
Nanila Allkja Biçaku
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
979623 242037Yay google is my world beater aided me to discover this outstanding internet internet site ! . 965122
269271 776973Hey. Quite nice web web site!! Man .. Superb .. Wonderful .. Ill bookmark this web web site and take the feeds alsoI am happy to locate so significantly helpful info here within the post. Thanks for sharing 761361
243059 91927You will find some fascinating points in time in this post but I do not know if I see all of them center to heart. Theres some validity but I will take hold opinion until I appear into it further. Wonderful post , thanks and we want significantly more! Added to FeedBurner too 256979