Tekste mësimore të unifikuara për diasporën, miratohen procedurat për shpalljen e konkursit

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko dhe Ministrja e MASR Evis Kushi, kanë firmosur paketën e dokumenteve për procedurat dhe shpalljen e konkursit që do të çojë drejt unifikimit të teksteve mësimore për diasporën. Kjo sipas ministrave do të jetë një arritje e rëndësishme për diasporën shqiptare.

Në ambientet e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi dhe Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko miratuan dhe firmosën paketën e dokumenteve rreth procedurave të zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për diasporën, kriteret e recensuesve, si dhe shpalljen e konkursit për tekstet mësimore për diasporën hartuar nga “Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën”. 

Në këtë kuadër, Ministrja Kushi nënvizon se “Botimi i teksteve mësimore të unifikuara për diasporën do të jetë një arritje e madhe për Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën shqiptare, për të ruajtur dhe promovuar gjuhën shqipe, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar”.

N. Allkja Biçaku

 © Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësimdhënia me në qendër nxënësin

Next Article

Mënyrat dhe fazat se si të jepni mësim online, paketë leksionesh në ndihmë të mësuesve

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427