Shumë herë i bëjmë pyetje vetes se kur duhet të përdorim parafjalën “te” dhe kur “tek”. Por edhe për këtë, gramatika e gjuhës shqipe e ka një përgjigje.
Shumë herë i bëjmë pyetje vetes se kur duhet të përdorim parafjalën “te” dhe kur “tek”. Por edhe për këtë, gramatika e gjuhës shqipe e ka një përgjigje.
Atëherë:
1. Parafjala TE përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me bashkëtingëllore. P.sh.: Era shkoi te gjyshja. Përgjigjen e gjeti te libri. U mbështetën te njëri-tjetri. Shkoi te tezja etj.
2. Parafjala TEK përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me zanore. P.sh.: U takuan tek ura. Shkoi tek ajo me një frymë. Erdhi tek unë. E gjeti tek oborri etj.
Kohët e fundit gjuhëtarët kanë shprehur mendimin që parafjala TEK të përdoret dhe para fjalëve që fillojnë me bashkëtingëllore të tingullt, si: m, n, nj, l, ll, si dhe bashkëtingëlloret e shurdhëta t dhe k, për shkak të përplasjes së bashkëtingëllores k të parafjalës TEKme fjalët që fillojnë me këto bashkëtingëllore, por deri tani kjo hipotezë nuk është kthyer në normë, ndaj dhe ne do të ndjekim rregullën ekzistuese!
(Përgatiti Sevi (Lami) Agolli)
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.