Adoleshentët shqiptar (meshkuj dhe femra) renditen të parët, duke lënë pas të gjitha shtetet e rajonit, por edhe të rinjtë në shtetet në Europë në Rusi, Ukrahinë, Poland, Estoni, Danimarkë, Gjermani dhe Itali.
Studimi më i funditi Organizatës Botërore të Shëndetit ka treguar se të rinjtë shqiptar janë ndër përdoruesit më të mëdhenj të mediave sociale.
Sipas grafikut, 15-vjeçarët shqiptar (meshkuj dhe femra) renditen të parët, duke lënë pas të gjitha shtetet e rajonit, por edhe të rinjtë në shtetet në Europë në Rusi,Ukrahinë, Poland, Estoni, Danimarkë, Gjermani dhe Itali.
Grupmosha e marrë në konsideratë është ajo e 11-15 vjeç për këtë studim. Sipas grafikut, 25 % e adoleshentëve djem përdorin mediat sociale për të komunikuar me miqtë e tyre, kundrejt një diference të ndjeshme prej 20 % të vajzave.
Ndërsa e njëjta grupmoshë në Greqi e përdorin ato vetëm 5 % djem dhe vajza. Shteti që na ndjek me përdorshmërinë më të madhe është Maqedonia, me një diferencë prej 4 % për djemtë dhe po 4 % për vajzat e reja.
Nga ana tjetër, një gjetje e studimit të OBSH ishte fakti se djemtë i përdorin më tepër mediat sociale se sa vajzat (në përgjithësi), por hasim edhe një ndryshim në shtete si: Moldavi, Luksemburg, Hollandë dhe Islandë, në të cilat raportohet se vajzat i përdorin më tepër (më rreth 5 % përdorueshmëri më shumë).
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
354505 656470Yay google is my king aided me to discover this outstanding internet site! . 804257