Notice: Function WP_Scripts::add was called incorrectly. The script with the handle "powerkit" was enqueued with dependencies that are not registered: tippy. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.9.1.) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 6131

“Të rinjtë nga Evropa Jug-Lindore për prosperitetin e rajonit”

Më 1 dhjetor 2015, Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-Lindore (SEECP PA) ka hapur konkursit për të rinjtë nga vendet e Europës Jug-Lindore me temë “Të rinjtë nga Evropa Jug-Lindore për prosperitetin e rajonit”.

Konkursi do të shënojë 20 vjetorin e SEECP-së themeluar në vitin 1996 në Sofje në një takim të ministrave të jashtëm nga rajoni. Fituesit do të shpërblehen në një ceremoni të posaçme në Sofie të Bullgarisë, gjatë Sesionit Vjetor të AP të SEECP-së në qershor 2016.

Konkursi për ese është i hapur për të rinjtë e moshës deri në 29 vjeç, nga të gjitha vendet e Evropës Jug-Lindore. Të gjithë pjesëmarrësit duhet të regjistrohen në faqen e internetit www.competition.rspcsee.org dhe të hedhin esetë e tyre jo më vonë se 31 mars 2016. Esetë duhet të jetë në gjuhën angleze.

Një juri ndërkombëtare e  përzgjedhur nga parlamentet e Asamblesë Parlamentare të SEECP-së do të merret me përzgjedhjen e esesë më të mirë. Anëtarët e Jurisë do të emërohen në mesin e deputetëve të përfshirë në fushën e aktiviteteve rinore, arsimit dhe kulturës, figura publike të profilit të lartë, udhëheqësit e opinionit, profesorët universitarë, gazetarë.

Ky konkurs organizohet nga Parlamenti bullgar, i cili mban kryesinë e radhës të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e SEECP-së).

Për çdo informacion në lidhje me pjesëmarrjen në këtë konkurim lutemi të kontaktoni Sekretariatin Rajonal për Bashkëpunim Parlamentar në Evropë Jug-Lindore rspcsee@parliament.bg

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësuesit që janë në punë duhet të marrin licencë

Next Article

Në 15-vjetorin e Albas-it & 5-vjetorin e Deaprint-it

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): Failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5481