Të ngremë zërin kundër “jonjerëzorëve”

Zoti na e dhuroi jetën dhe vetëm Ai ka të drejtën të na e marrë atë, askush tjetër përveç tij nuk mund të tentojë të na vras qoftë shpirtërisht dhe moralisht. Ngrini zërin kundër këtyre akteve të turpshme dhe vrastare sepse nesër mund të jetë tepër vonë!

Vijmë në këtë jetë dhe nuk jemi në dijeni se çfarë do të ndodh, nuk e dimë se nga kush apo çfarë të ruhemi.

E jetojmë jetën pa pasur frikë deri në momentin që shfaqet papritur një perde e zezë që trondit themelet tona, që të tremb dhe le shenjë për gjithë jetën…

Femra është e destinuar të vuaj në këtë shoqëri ku “jo njerëzorët” po mbizoterojnë! 

E megjithatë vuajnë për gjëra që kurrë nuk e kanë çuar nëpër mend qe do t’i përjetonin.

Çfarë mashkulli është ai që ve dorë mbi një femër?

Çfarë mashkulli është ai që torturon deri në skajet e dhimbjes një “adoleshente” vetëm e vetëm për të kënaqur egon e tij?

As njeri nuk mund ta quash, por një monstër që meriton vdekjen!

Ku po shkon shoqëria sot?

Drejt humnerës sepse nuk ka më limite, i keqpëdorin, dhunojnë, përdhunojnë femrat e pastaj krenohen!

Me çfare krenohesh, cfarë ke bërë ndryshe!?

Po, në fakt ke bërë diçka sepse i ke vrarë shpirtin, trupin dhe i ke vjedhur rininë një vajze apo femre që sapo ka nisur të jetojë.

Femrën duhet ta duash dhe respektosh të paktën nëse nuk i jep vendin e “të privilegjuarës” .

Në çdo rast duhet ta ndihmosh dhe jo ta përbaltësh dhe t’i tregosh sa burrë je në format më mizore sepse në fund të fundit nëse i keni bërë keq, nesër ose pasnesër mund të jetë motra, nëna, bashkëshortja juaj në vendin e saj.

Kush ta jep të drejtën t’i mbyllësh jetën një vajze duke e masakruar!

Askush!

Vetëm mendja e ndyrë që ke dhe që mendon se mund të të tregoj sa burrë je.

Para një femre mund të bësh rolin e kavalierit dhe jo atë të “ndyrësirës”, mund të bësh rolin e një mbrojtësi dhe jo atë të një “horri”. Pra në vend të gjithë të këqijave mund të jesh shumë herë i mirë!

Mund ta duash, respektosh, por edhe nëse nuk je i Zoti për këto atëherë minimumi mos e dëmto.

Mos i merr ëndrrat, dëshirat e vitet e bukura të rinisë sepse janë gjëja më e shtrenjtë që ikin dhe nuk kthehen më.

Mos, mos, mos sepse një ditë do pendohesh për atë çfarë ke bërë.

Mendo njësoj sikur të jetë nëna apo motra jote dhe se si do reagoje t’i pastaj.

Vetëm këtë gjë të mendosh dhe t’a vesh dorën në zemër sepse je askush për të lënduar një femër.

Zoti na e dhuroi jetën dhe vetëm Ai ka të drejtën të na e marrë atë, askush tjetër përveç tij nuk mund të tentojë ”të na vras qoftë edhe shpirtërisht e moralisht”.

Ngrini zërin kundër këtyre akteve të turpshme dhe vrastare sepse nesër mund të jetë tepër vonë!

Ermira Hysa, studente 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

14 kategoritë e nxënësve me aftësi ndryshe

Next Article

“Në limb”, një histori dashurie dhe humbjeje, që ngre pikëpyetje mbi zgjedhjet dhe përgjegjësitë tona

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427