Të flasësh për historinë e popullit tënd nxit te nxënësit dashuri për vendin dhe për atdheun e tyre

Fëmijët tanë jo vetëm do t’i këndojnë këngët e mëposhtme, por edhe do ta duan tokën e të parëve dhe do të vazhdojnë ta valëvisin me krenari, me dashuri dhe me ndjenjën e detyrës flamurin e tyre të larë me gjakun e të parëve dhe me shkabën dykrenore në mes.

Këtë 28 Nëntor u festua 108-vjetori i Festës së Flamurit; I flamurit tonë të ngjyrosur me gjakun e të rënëve për lirinë dhe kufijtë e tokës Shqiptare, me shqiponjën dykrenare në qendër, që mbron e paepur shpirtin shqiptar e që të ketë gjithmonë Shqipëri e shqiptarë, sado të jemi të shpërndarë nëpër botë. 

Është ky flamur që u ngrit i lirë në qiell me krenari nga Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u qëndis nga duart e arta të Marigosë që të valëvitet në duart e Ismail Qemalit në nëntorin e 1912-s në Vlorën heroike; flamur që udhëhoqi luftëtarët nëpër beteja duke u bërë edhe më i kuq nga gjaku i trimave të UÇK-së të rënë për mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Ky flamur ka qënë mbuloja mbi djepin e djemve që rriteshin sikur lisat kur nënat u këndonin ninullat, por ka qënë dhe është edhe prijatar që shoqëron dasmorët me tupan e klarinetë dhe me këngët e dashurisë, kur vashat shqiptare, sikur zana, veshin vellon e nusërisë.

Gjunjëzohemi para tij sikur bacë Isa Boletini, e puthim me gjithë dashurinë e zemrës deri në asht, e ngremë lart me krenarinë e shqiptarit dhe i këndojmë me vargjet e rilindasve.“Betimi mbi flamur” – E titullon Asdreni hymnin në vitin 1908.  

Rreth flamurit të përbashkuar

Me një dëshir` e një qëllim,

Të gjith` atij duk` ju betuar

Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet

Që është lindur tradhëtor,

Kush është burrë nuk frikohet,

Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t`i mbajmë

Të mprojmë atdhenë më çdo kënt,

Të drejtat tona ne s`i ndajmë;

Këtu armiqtë s`kanë vënt.

Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmi dhe,

Po Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,

Te ty betohemi këtu,

Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,

Për nder` edhe lavdimn` e tu.

Trim, burrë quhet dhe nderohet

Atdheut kush iu bë theror;

Për jet` ay do të kujtohet

Mi dhet, mi dhe si një shenjtor!

“Nën hijen e tij qofshim dhe në dorën tonë valoftë!” – uron populli 

“U bë Shqipëria! Po u bë duke vuajtur me buzëqeshje, duke u kurajuar me këngën e jetës dhe të vdekjes nër dhëmbë: me Himnin e saj Kombëtar shqiptar!” – shkruan me penë e me zemër Lasgush Poradeci.

“Këngë a vaj? Çë je? Thuejma zemër kombi!” – i këndon me shpirt e me shkronja Migjeni. 

“Mbi njat flamur Perëndiame dorë t’vet ai ka shkrue: Për shqiptarët do të jetë Shqupnia…” – At Gjergj Fishta 

“O flamur, yll i lirisë,valëvit me plot shkëlqim;E prej qiellit t’ShqipërisëTë dëgjohet në amëshim”- Beqir Çelaj

 “O Flamur gjak, o Flamur shkabë,O vënd e vatër, o nënë e babë,Lagur me lot’, djegur me flagë,Flamur i kuq, Flamur i zi.”- Fan Noli

Flamuri ynë kuqezi tani më tepër se kurrë ka nevojë për dashuri nga të gjithë ne, që të përshëndesë qiellin çdo mëngjes dhe jo vetëm në sipërfaqe me rroba e me emblema, por me dashuri të thellë që të jetë e sinqertë e të zërë vend. Këtë dashuri  askush nuk e dhuron më bukur se fëmijët, sepse ata e dinë se çfarë i lumturon dhe çfarë i mërzit prindërit e tyre. Ata i kuptojnë prindërit e tyre kur flasin me dashuri për mëmëdheun apo edhe kur ngrysen në fytyrë nga vuajtjet në atë tokë që i rriti e që mban eshtrat e të parëve të tyre. Fëmijët duan t’i dinë e t’i këndojnë këngët që këndohen në parada, në dasma, në koncerte apo për festat e Nëntorit. Por nëpër shkolla, aty ku duhet të jetë baza e çdo edukimi, këto këngë këndohen vetëm në raste festash.Sipas studiuesve, këngët patriotike kanë një fuqi aq të madhe bashkimi, saqë kur njerëzit i dëgjojnë dhe i këndojnë, vetvetiu krijojnë të njëjtat imazhe dhe ndjenja, çka ndikon në shoqërimin kombëtar.Muzika njihet si një akt bashkimi në kontekste sociale dhe këngët patriotike duket se janë një demonstrim i fuqishëm i këtij funksioni. Studimet e fundit gjithashtu tregojnë se përdorimi i muzikës patriotike në shkolla shërben për të rrënjosur kuptimin e krenarisë kombëtare, atdhedashurisë, unitetit dhe ndershmërisë morale tek të rinjtë Por jo vetëm kaq. Të kënduarit rregullisht i këngëve patriotike jo vetëm që krijon një rutinë, për të cilën fëmijët kanë shumë nevojë, por edhe u jep zë atyre fëmijëve që nuk do të guxonin ta ngrinin zërin ndryshe e të bashkoheshin me të tjerët për t’u ndjerë të barabartë. Këndimi hymnit tonë kombëtar dhe i këngëve patriotike nëpër shkolla do të jetësojë atë dashuri për të cilën flamuri i të parëve tanë ka shumë nevoje:

Prandaj, le të këndojmë me gjithë dashurinë tonë:

Ty flamur të duam shumëti për ne je nënë e babë,për ty gjakun derdhim lumëo flamur i kuq me shkabë.

Kënga e re jehon mbi detmbi qytete, fushë e mal,për flamurin e vërtetëpër të shtrenjtin ideal.

Ylli i ri na prin o shokëdo të bëhet qielli mirëpa sëpata përmbi kokëfluturon shqiponjë e lirë.

Ti qëndron shqiponjë e lirëpërmbi shkëmbin arbërorkëput pranga dhe zinxhirëfrymëzim na sjell në tokë.

Kënga e re jehon mbi detmbi qytete, fushë e mal,për flamurin e vërtetëpër të shtrenjtin ideal.

Ylli i ri na prin o shokëdo të bëhet qielli mirëpa sëpata përmbi kokëfluturon shqiponjë e lirë. – Nga filmi “tingujt e luftës”.

Kështu, fëmijët tanë jo vetëm të këndojnë, por edhe do ta duan tokën e të parëve dhe do të vazhdojnë ta valëvisin me krenari, me dashuri dhe me ndjenjën e detyrës flamurin e tyre të larë me gjakun e të parëve dhe me shkabën dykrenore në mes.

Shkolla 9 vjeçare Rrape

N. Allkja Biçaku 

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Mësuesi Bledi Lipo: Festa, çfarë, si dhe pse?

Next Article

Halloween dhe aktiviteti i maskave, Entela Skora Abazi: Zgjedhja pse fëmijët e mi sot festojnë

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427