Për herë të parë në shkollat e Tiranës po ndiqet një rrugë korrekte dhe transparente për emërimin e mësuesve të rinj. Pas konkurrimit tek portali i MAS dhe atij me dosje në DAR, mësuesit fitues punuan nëpër shkolla për një periudhë kohe të mjaftueshme për të kuptuar aftësinë e tyre në mësimdhënie.
Në një periudhë të dytë, në çdo shkollë u ngritën komisione vlerësimi nga këshillat të prindërve dhe nga shërbimi psiko-social. Për të vlerësuar mësuesit u ndërtuan instrumente vlerësimi, standarde, për të gjitha shkollat, gjë që vlerësohet si arritje, pasi standartizimi shmang vlerësimin subjektiv, gjë për të cilën jemi ankuar gjithmonë.
Në të gjitha shkollat ku kishte mësues për t’u emëruar, në një orar të caktuar, me transparancë të plotë, u bënë intervistat e mësueve nga këto komisione. Vlerësimi nga ana e prindërve kishte në fokus veprimtarinë mësuesve të rinj në këtë periudhë prove, në lidhje më prindërit dhe nxënësit.
Komunikimin efektiv dhe bashkëpunimin me prindërit. Nxitjen e prindërve për pjesëmarrje në veprimtari të përbashkëta për mbarëvajtjen e nxënësve. Respektimin e të drejtave të fëmijëve, disiplinën në punë, metoda që përdor në zgjidhjen e konflikteve në shkollë etj.
Kurse komisinoni psiko-social u fokusua njohjen nga këta mësues të specifikave të zhvillimit emocional, psikologjik, social, fizik e intelektual, si veprojnë me nxënësit me nevoja të veçanta, si modelojnë dhe përforcojnë sjelljet sociale në shkollë, format e komunikimit zyrtar me eprorët, kolegët, nxënësit, komunitetin, si menaxhon sjelljet problematike brenda klasës etj. Dhe vetëm pas një vlerësimi përfundimtar pozitiv, këta mësues marrin vendimin për emërimin e tyre.
Uroj që kjo traditë të vazhdojë, që të kemi mësues të rinj sa më të mirë.
Drita Kolndreu
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
801615 647697I visited a lot of internet site but I conceive this 1 contains something unique in it in it 576502
69240 550472Outstanding weblog here! Furthermore your internet site rather a good deal up fast! What host are you the usage of? Can I get your affiliate link to your host? I wish my site loaded up as quickly as yours lol 26412
191704 424125The when I just read a blog, Im hoping that this doesnt disappoint me approximately this 1. Get real, Yes, it was my method to read, but When i thought youd have something fascinating to state. All I hear is actually a number of whining about something which you could fix need to you werent too busy trying to find attention. 879949
172554 529984I truly appreciated this gorgeous weblog. Make sure you keep up the excellent function. Best Regards . 671720
430880 349381I recognize there exists plenty of spam on this weblog. Do you want support cleansing them up? I might assist amongst courses! 4648