Pyetja e adoleshentit: Do të më pëlqente të bëja më shumë sport. Cili është lloji i aktivitetit që rekomandohet më shumë për moshën time?
Përgjigjen specialistët:
Shëndeti i adoleshentëve përfiton shumë nga ushtrimet fizike: një nga studimet e fundit ka pohuar që ecja prej 30 minutash në ditë ka një ndikim pozitiv në zhvillimin e kockave, gati edhe më shumë se kalciumi.
Ndër aktivitet që ekspertët këshillojnë të kryhen gjatë kësaj periudhe janë: volejbolli, basketbolli, atletika, çiklizmi, gjimnastika, futbolli, karateja, noti, tenisi… Këto ushtrime fizike ndikojnë edhe në nivelin psikologjik, duke rritur vetëvlerësimin dhe duke stimuluar punën në grup.
Përparësitë
Është konfirmuar që ushtrimi i sportit ndihmon në mënyrë efikase në trajtimin e anoreksisë te fëmijët dhe adoleshentët. Sporti rekomandohet nga ekspertët si një strategji e dobishme për të larguar të rinjtë nga përdorimi i drogave dhe substancave të tjera.
( Marrë nga libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS )
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
839584 15134Great day. Extremely cool blog!! Man .. Outstanding .. Incredible .. Ill bookmark your website and take the feeds additionallyI am glad to locate numerous helpful info correct here within the post. Thank you for sharing.. 109250