Orë model realizuar nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës shqipe “Scanderbeg Parma” Itali me rastin e 17-janarit, ditës së amshimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbështetur mbi librin “Më quajnë Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Sot mbushen plot 553 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai vdiq më 17 janar të vitit 1468 në moshën 63 – vjeçare.
Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë, lindi në vitin 1403 dhe i përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. Skënderbeu konsiderohet nga shumë vende të Europës si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Europën Perëndimore. Gjergj Kastrioti mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.
Ne kemi zgjedhur ta kujtojmë përmes kësaj ore mësimore model kushtuar figurës së tij nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës shqipe “Scanderbeg Parma” Itali.
E zhvilluar online për shkak të kushteve të izolimit social atje, ora mësimore të vjedh vëmendjen jo vetëm për mënyrën profesionale të mësimdhënies nga mësuesit e diasporës por edhe për mënyrën se si fëmijët shqiptar tregojnë dashuri e kuriozitet për t’u njohur e për të përkujtuar Skënderbeun.
Ne ju sjellim leksionet nga dy grupe të shkollës “Scanderbeg Parma” Itali me rastin e 553 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
Grupi fillestar: Mësuesja Erlinda Hoxha.
Grupi i përparuar: Mësues Durim Lika.
Kjo orë model është mbështetur mbi librin “Më quajnë Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Mund ta gjeni këtu: https://www.librarialbas.al/gjergj-kastriot-skenderbeu?search=Skenderbeu
N. Allkja Biçaku
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
759904 645782Be the precise weblog in the event you have wants to learn about this subject. You comprehend considerably its nearly onerous to argue to you (not that I personally would needHaHa). You undoubtedly put a new spin for a subject thats been discussing for some time. Nice stuff, simply good! 88970