Si të realizoni qëllimet tuaja në pesë hapa

Bazuar në kërkime, qëllimet na ndihmojnë të formojmë më mirë rrjedhën e jetës sonë. Këtu do të gjeni 5 hapat që do t’ju ndihmojnë të vendosni qëllimin tuaj. Përgatiti Fon Ilia, MA Mindfulness Coach – Psikolog klinik.

Ëndërroni! Ju keni të drejtë të dëshironi gjithçka! Ju keni të drejtë të ëndërroni gjithçka. Fikni celularin dhe njoftimet, harroni atë që është “realiste” dhe shkruani se si ëndërroni për jetën tuaj, por me aq detaje sikur po e shikonit në një film. Kush je ti? Si flet? Si ndihesh?

Vendosni! Pasi të keni regjistruar ëndrrat tuaja, lexoni ato një nga një dhe shikoni se cila është më e rëndësishme për ju dhe pse? Shihni brenda vetes cilat nevoja plotëson dhe pse dëshironi ta arrini këtë qëllim? Çfarë do t’ju japë ai nëse e pasoni atë? 

Shkruani! Pasi të vendosni për qëllimet më të rëndësishme për ju, merrni një fletë dhe shkruajini ato në detaje. Jini specifik dhe shkruani në letër deri kur dhe saktësisht çfarë do të keni arritur.

Analizoni. Bëni një plan biznesi për çdo qëllim. Nga 1 në 10 ku jeni tani në lidhje me qëllimin tuaj? Sa kohë do t’ju duhet për të arritur atje ku dëshironi të shkoni? Në çfarë mënyre, taktika mendoni për ta arritur atë? Cilat janë pengesat e mundshme që mund të hasni? Çfarë burimesh do t’ju nevojiten?

Filloni! Ju keni të gjitha burimet për të ecur në rrugën drejt qëllimit dhe suksesit tuaj. Besoni se mund ta bëni dhe do ta bëni!

Fon Ilia

© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

Ekspertët: Prindër dhe edukatorë sterilizoni lodrat e përbashkëta të fëmijëve

Next Article

Laura Kërtalli, e para maturante që ka shkruar një libër mbi regjimin komunist në Shqipëri

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427