Si të dekorojmë shtëpinë për festat e fundvitit

Data 5 dhjetor simbolizon vendosjen e pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në shtëpi, gjithçka duhet të jetë gati pasi me datën 6 dhjetor duhet të ndizen dritat. Vendosja e pemës është një moment i bukur për të gjithë familjen, veçanërisht për fëmijët. E gjithë familja dekoron pemën. Për dekorimin e pemës, ka mënyra të ndryshme, ashtu siç edhe madhësitë dhe format e pemëve ndryshojnë. I rëndësishëm është dekorimi i të gjithë shtëpisë suaj.

Ne ju sjellim disa detaje të cilat do t’iu ndihmojnë që të atmosfera e festave të ndihet edhe në shtëpinë tuaj.

Fillimisht studioni hapsirën e shtëpisë suaj dhe më pas vendosni. Kush nuk do të donte një bredh të madh Krishtlindjesh në shtëpi, por a është hapësira e nevojshme për ta pasur? Nëse jeton në një shtëpi apo apartament të vogël, për vendosjen e pemës e ke të nevojshme të heqësh disa mobilie rreth e rrotull apo ta spostosh pemën në një ambient tjetër nëse nuk është e mundur të gjesh një hapësirë në sallon. Ki parasysh që kudo ta vendosësh, ambienti duhet të ketë hapësirën e duhur të qarkullimit.

Pema është simboli i Krishtlindjeve, ndaj e para gjë që duhet të bësh është të zgjedhësh një pemë të vërtetë dhe të blesh zbukurimet artificiale. Dekorin për pemën mund ta zgjedhësh sipas shijeve dhe stilit tënd, këtu nuk ka asnjëherë rregulla. Vendi më i mirë për të është salloni, në mënyrë që të gjithë të ftuarit ta vërejnë sapo të hapet dera. Nëse të duken të pamjaftueshme zbukurimet, ja disa ide që mund ta pasurojnë pemën:

Dritat me shumë ngjyra

Një pemë e ndezur me drita shumëngjyrëshe krijon menjëherë atmosferë tjetër në shtëpi dhe gjithçka rreth e rrotull e bën më të bukur. Dritat e vogla të bardha janë të njohura, por mund të blesh edhe të tjera me ngjyra të ndryshme, blu, të kuqe, të kaltra etj. Fillo zbukurimin e pemës duke e vendosur vargun e dritave nga poshtë, në mënyrë që të ketë afër edhe ndonjë prizë elektrike. Më pas, vendosi dritat në formë spirale.

Zbukurimet

Pema e Krishtlindjeve, nëse nuk ka zbukurimet, nuk ka asnjë vlerë. Ndaj, edhe kur mundësitë janë të pakta, disa gjëra të vogla mund t’i bësh edhe vetë. Përdor kopsa, kristale, letra shumëngjyrëshe, pambuk etj. Mos harroni të vendosësh yllin në krye të pemës. Është një simbol tradicional i yllit të Davidit, që çoi tre njerëzit e mençur për të gjetur vendlindjen e Jezusit. Po ashtu, mund të vendosësh në pemë një engjëll, një flokë dëbore ose gjithçka tjetër si dekorim festiv.

Dekori në fund të pemës

Poshtë pemës mund të vendosësh një tapet të bardhë, në mënyrë që të duket si një sipërfaqe toke e mbuluar nga bora. Vendos dhuratat rreth e qark pemës në mënyrë të çrregullt. Mos harro kafshët. Animacioni është shumë i preferuar këtë vit.

Çorapet e kuqe

Çorapet janë një element tjetër mjaft i rëndësishëm. Mund të jenë edhe çorape të punuara me dorë. Përdor fjongo të kuqe dhe të gjelbra, pasi janë ngjyrat që simbolizojnë festën. Është mirë që çdo anëtar i familjes të ketë çorapen e vet. Vendosi bashkë pranë oxhakut!

Dekoro derën me një kurorë Krishtlindjesh

Bli një kurorë të bërë me gjethe bredhi të freskëta ose artificiale. Një kurorë do ta bëjë shtëpinë të duket më e dashur për Krishtlindjeve. Po ashtu, mund të bësh një kurorë me tela ose plastike që mund ta përdorësh edhe pas sezonit festiv.

Drita në natyrë

Nëse ke pemë të vogla ose shkurre në oborr, mund të vendosësh disa drita në formë rrjete, duke i hedhur ato mbi shkurre. Konsideroje si një ide të zgjuar blerjen e dritave në formë copash akulli që rrinë të varura mbi derë.

Vendos qirinj në dritare

Nëse në stilin tuaj është delikate dhe qetësia, vendosja e një qiriu elektrik në çdo dritare të shtëpisë, do të ishte një ide e bukur pa shumë shpenzime.

Bëj flokë dëbore prej letre

Fëmijët e adhurojnë borën për festa. Ndaj do ishte ide e bukur të merreshin me krijimin e këtyre formave, që mjafton t’i ngjisësh në dritare.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

Total
0
Shares
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Article

22-vjeçari i apasionuar pas elektronikës

Next Article

Ekonomist dhe shkrimtar, dy profesione, një emër

Related Posts

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/albas/public_html/portali/wp-includes/functions.php on line 5427