Psikologja e njohur, Lorela Garuli, këtë herë sjell disa referime për të dalluar çrregullimet e vëmendjes me hiperaktivitetin dhe impulsivitetin te fëmijët. Për më tepër lexoni artikullin e mëposhtëm.
Çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitet përcaktohet si shfaqja e një grupi sjelljesh ku fëmija paraqet nivele impulsiviteti, mungesë vëmendjeje dhe hiperaktiviteti më të lartë sesa fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë. Zakonisht këto vështirësi shfaqen përpara moshës shtatë vjeçare.
ADHD konsiderohet çrregullimi më i përhapur i periudhës së fëmijërisë së hershme dhe prek më shumë djemtë sesa vajzat. Simptomat dhe karakteristikat e ADHD-së ndahen në tre lloje dhe janë si më poshtë:
Mungesa e vëmendjes
– Bën gabime të shpeshta pakujdesie;
– Nuk i kushton vëmendje detajeve;
– Harron ndjekjen e rutinave dhe detyrave të përditshme;
– Duket sikur nuk dëgjon kur i flasin;
– Nuk e mban dot vëmendjen në kryerjen e detyrave apo gjatë lojës;
– Ka vështirësi në organizimin e detyrave apo aktiviteteve;
– Nuk i ndjek dot udhëzimet që i jepen;
– Shpesh humbet gjëra të cilat janë të domosdoshme për detyrat apo veprimtaritë (libra, fletore).
– Shpërqendrohet dhe hutohet lehtësisht.
Hiperaktiviteti
– Bën lëvizje përsëritëse me duar ose me këmbë, në shenjë nervozizmi ose padurimi;
– Nuk rri ulur në klasë apo në mjedise të tjera, në të cilat qëndrimi ulur është i nevojshëm;
– Vrapon, kërcen, hidhet së tepërmi në situata të papërshtatshme.
– Flet shumë dhe pandërprerë;
– Është gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe duket sikur nuk lodhet kurrë.
Impulsiviteti
– Ka vështirësi në mbajtjen e radhës dhe kur i duhet të presë;
– Nis të kthejë përgjigje përpara se t’i bëhet pyetja e plotë;
– Ndërpret të tjerët kur flasin, futet në mes të një loje, bisede apo aktiviteti që të tjerët po kryejnë.
Lorela Garuli, psikologe
© Portali Shkollor – Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
273060 241895Hello there, just became alert to your blog through Google, and identified that it is actually informative. Im gonna watch out for brussels. Ill be grateful should you continue this in future. Many folks will probably be benefited from your writing. Cheers! 695997
251841 530286Woh I like your content material , saved to favorites ! . 266431