Mamaja e shoqes time të ngushtë është fantastike: ajo thotë se, përveçse mama, është edhe shoqja e fëmijëve të saj. Përse prindërit e mi nuk janë të tillë?
Pyetja e adoleshentit: Mamaja e shoqes time të ngushtë është fantastike: ajo thotë se, përveçse mama, është edhe shoqja e fëmijëve të saj. Përse prindërit e mi nuk janë të tillë?
Përgjigjja e specialistit:
Aq më mirë nëse prindërit e tu nuk kanë të njëjtin mendim. Kjo ide është e gabuar, sepse jo vetëm që një miqësi e tillë është e pamundur, por nuk është roli që duhet të ketë një prind dhe sa kjo nuk i nevojitet një fëmije.
Gjatë adoleshencës miqësitë mbulohen nga grupi i miqve. Kur prindi merr rolin e shokut, ndodh që fëmijët, pa e kuptuar, të kenë disa “hapësira” që nesër mund t’u kthehen në të kundërt.
Mos harro!
Megjithëse nuk të vjen mirë ta kuptosh, kufijtë që të vendosin prindërit janë të domosdoshëm për të të mbajtur të përqëndruar rreth një boshti kontrolli brenda vorbullës ekzistenciale ku po jeton.
(Marrë nga libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje”, botuar nga ALBAS)
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.